Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull i pasaktë për numrin total e të infektuarve me COVID-19 në botë

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Bilanci i COVID-19, 33 mijë të infektuar në të gjithë botën”.

Ky portal ka bërë gabim në titull, pasi bilanci i të infektuarave në botë me virusin Korona ka kaluar shifrën 33 milionë. Pra, siç duket, ka qenë një vetëm një lëshim teknik i publikuesit të këtij artikulli, por i cili mund të keq-informojë lexuesit.

Arbresh.info këtë artikull të përkthyer në gjuhën shqipe e ka marrë nga GazetaExpress.com, të cilën e ka cituar. Ndërsa pas verifikimit nga hibrid.info, në Gazetën Express titulli është në rregull, pra tregon shifrën e saktë e të infektuarve me COVID-19 në botë.

Teksti i plotë në artikullin e publikuar në Arbresh.info:

Bilanci i COVID-19, 33 mijë të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës.

Sipas worldometers.info numri i personave të infektuar ka arritur në 33,009,569, viktima 997,381 dhe 24,342,522 të shëruar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë me 7,280,860 të infektuar, 209,090 të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar.

India zë vendin e dytë me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet Brazili me 4,717,991 të prekur, viktima janë 141,406 dhe 4,040,949 pacientë të shëruar.

Kujtojmë se koronavirusi për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa./express/

Vegëza e artikullit të publikuar në Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/bota/bilanci-i-covid-19-33-mije-te-infektuar-ne-te-gjithe-boten/?fbclid=IwAR3Z1OwCOWIjN9M5S0Fjk2dATfqlOBQ2dvhNbbsJWEGXKJO3h_7GZMYutXE


Ky artikull, bazuar në kohën e publikimit (26/09/2020 23:44), shihet se për herë të parë është publikuar nga gazetaexpress.com.


Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, titulli i artikullit në Arbresh.info është i shkruar gabim pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut dhe hyn në kategorinë “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere