Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Të dhëna të rreme me pretendimin se paraqesin sondazh për gjithë Kosovën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi që paraqet mbështetjen qytetare për subjektet politike në Kosovë me mbishkrimin që pretendon se paraqet matje në nivelin kombëtar.

Kjo përmbajtje është publikuar sot (12 tetor) nga një faqe në Facebook me emrin “Zgjedhjet”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info gjeti se sondazhi nuk është i besueshëm.


Rezultatet kanë renditur subjektet politike me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) si të parën me 35%-48% të mbështetjes, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 14% dhe Partia Demokratike e Kosovës 12%. Në fund të renditjes janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6% dhe Nisma Social Demokrate me 3%. Sondazhi i pretenduar ka paraqitur 17% të anketuarve si të pavendosur.

Në përmbajtje mungojnë të dhënat për metodologjinë. Nuk dihet numri i të anketuarve dhe koha e matjeve si dhe burimi i realizimit të matjeve nuk është i qartë.

Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për të gjetur nëse një përmbajtje e tillë është publikuar nga burime kredibile, por një gjë e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Çka janë sondazhet

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 

Sot më 12 tetor janë mbajtur zgjedhjet lokale. Zgjedhje lokale janë zgjedhjet e Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave. Kosova ka 38 komuna ndërsa në këto zgjedhje secila komunë konsiderohet zonë në vete zgjedhore.

Analiza:

Përmbajtja që pretendon se paraqet sondazh për mbështetjen qytetare të subjekteve politike nuk është kredibile.

Sondazhit të pretenduar i mungon metodologjia e realizimit dhe nuk duhet institucioni i cili i ka realizuar. Gjithashtu i njëjti nuk është publikuar në burime kredibile të informimit.

Andaj, bazuar në mëtodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere