Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Të paktën 800 të vdekur për shkak të dezinformimit për COVID-19

SHKELZEN OSMANI

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, në tërë botën kanë vdekur të paktën 800 njerëz shkaku i dezinformimit për COVID-19.

Gazeta Amerikane e Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës, gjatë një studimi të botuar, shkruan se rreth 5 mijë e 800 njerëz u pranuan në spitale si rezultat i informacionit të rremë në mediat sociale për virusin Korona, raporton BBC.

Shumica e tyre gjetën vdekjen nga pirja e metanolit ose produkteve të tjera të pastrimit të bazuar në alkool, pasi besuan që këto produkte ishin ilaç për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më parë se lajmet e rreme për COVID-19 po përhapen po aq shpejt sa vetë virusi, pasi që rreth tij po qarkullojnë shumë teori konspirative dhe thashetheme të cilat rezultojnë me numër të madh të vdekjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Vegëza e raportit të BBC-së:

‘Hundreds dead’ because of Covid-19 misinformation

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere