[email protected]
Thashethemet e zbuluara për vaksinën: Mikro-çipat, ‘ndryshimi i ADN-së’ dhe teoritë tjera
shape
shape
shape

Lajmi për zbulimin e vaksinës me efektet prej 90 përqind të rasteve të testuara, ka nxitur edhe thashetheme të mëdha të grupet anti-vaks në rrjetet sociale.

Ekipi i BBC për kontroll të fakteve (fact-checking) ka shqyrtuar disa nga pretendimet e rreme më të shpërndara si: teoritë konspirative rreth pretendimeve për vendosjen mikro-çipave në njerëz, ndërhyrjen e supozuar në kodin tonë gjenetik dhe në lidhje me sigurinë.

Bill Gates dhe pretendimet për mikro-çipa

Bill Gates ishte ndër më të përmendurit në Twitter këtë javë, pas njoftimit të vaksinës.

Themeluesi miliarder i Microsoft ka qenë subjekt i shumë thashethemeve të rreme gjatë pandemisë.

Ai është vënë në shënjestër për shkak të punës së tij filantropike në shëndetin publik dhe zhvillimin e vaksinave.

Një nga pretendimet më të shpeshta të shpërndara këtë javë – e cila ka qarkulluar që nga fillimi i këtij viti – është se pandemia e virusit Korona është një mbulesë për një plan për të mbjellë mikro-çipa të vegjël të gjurmuar tek njerëzit dhe se Z. Gates qëndron pas të gjithave.

Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këto pretendime dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates kanë thënë BBC se ato janë plotësisht false.

Pavarësisht mungesës së provave, në maj një sondazh i YouGov i bërë me 1,640 njerëz konstatoi se 28% e amerikanëve besonin se Gates dëshiron t’i përdorë vaksinat për të implantuar mikro-çipa tek njerëzit.

Picture of Bill Gates with a "False" label on it. The text accompanying the image says "It's simple, we manipulate your DNA with a vaccine, implant you with a chip, make society cashless and put all money on the chip. Then you will do exactly was you're told or we turn off your chip and you starve until you decide you're ready to be obedient again."

Ndryshim i ADN-së

Një korrespodent i Shtëpisë së Bardhë për një faqe pro-Trump, Newsmax, u tha 264,000 ndjekësve të tij në Twitter të “kenë kujdes” nga vaksina Pfizer / BioNTech. Emerald Robinson pohoi në Twitter se kjo vaksinë “bënë ndryshime në ADN-në tuaj”.

Image of Tweet labelled "False"

Frika se një vaksinë do të ndryshojë disi ADN-në tuaj është një tjetër pretendim që kemi parë të transmetohet rregullisht në postimet në Facebook.

BBC pyeti tre shkencëtarë të pavarur për këtë dhe ata thanë se vaksina kundër virusit Korona, nuk do të ndryshonte ADN-në e njeriut.

Vaksina përmban një fragment të materialit gjenetik të virusit – ose ARN (Acidi Ribonukleik).

“Injektimi i ARN-së në një person, nuk ka të bëjë asgjë me ADN-në e një qelize njerëzore”, tha profesor Jeffrey Almond i Universitetit të Oksfordit.

Zëdhënësi i kompanisë gjermane Pfizer, Andrew Widger tha se vaksina e ndërmarrjes “nuk ndryshon sekuencën e ADN-së së trupit të njeriut. Ajo i paraqet trupit vetëm udhëzimet për të ndërtuar imunitetin”.

Mirëpo, hapësirën për krijimin e teorive konspirative po e krijojnë mungesa e të dhënave rreth teknologjisë me ARN.

Claire Wardle, autore e një raporti të fundit rreth miteve të vaksinave në mediat sociale, thotë se ekziston një “deficit i të dhënave” rreth temave si teknologjia mARN – në kohën kur kërkesa për informata të tilla është e madhe.

“Kjo ndikon që njerëzit e prekur nga informatat e pasakta, të mbushin boshllëkun e informacioneve që e kanë për këtë vaksinë me dezinformata”, tha Wardle, drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse anti-dezinformim, First Draft.

Artikullin e plotë të BBC në anglisht mund ta lexoni në vegëzen në vazhdim.

https://www.bbc.com/news/54893437

Share With Others