Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

YouTube ndalon videot mashtruese rreth vaksinave kundër COVID-19

HIBRID

YouTube është zotuar se do të fshijë pretendimet mashtruese në lidhje me vaksinat e virusit Korona, si pjesë e një përpjekjeje të re të platformës për të trajtuar dezinformimin lidhur me Covid-19.

Përfaqësues të kësaj platforme thanë se çdo video që bie në kundërshtim me konsensusin e ekspertëve nga autoritetet shëndetësore lokale, të tilla si NHS ose Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të hiqet.

Kjo fushatë është pasuese e asaj të Facebook për ndalimin e reklamave që dekurajojnë njerëzit të vaksinohen.

Sidoqoftë, ky kufizim nuk do të zbatohet për postimet ose komentet e papaguara.

YouTube tashmë kishte ndaluar pretendimet “e pabazuara nga ana mjekësore” në lidhje me koronavirusin në platformën.

Por tani është duke e zgjeruar këtë politikë, duke përfshirë edhe përmbajtjet që ndërlidhen me vaksinat.

“Një vaksinë Covid-19 mund të jetë e pashmangshme, prandaj ne po sigurohemi që të kemi politikat e duhura për të qenë në gjendje të heqim dezinformimin që ndërlidhet me këtë temë” u tha në njoftimin e Google, në pronësi të së cilës gjendet edhe YouTube.

Në këtë njoftim u bë e ditur se në YouTube do të hiqen të gjitha videot me temë vaksinën që përmbajnë termat si:

Vrasin njerëzit                                                                                                  

Shkaktojnë infertilitet

Përfshijnë mikroçipa që implantohen te njerëzit që marrin trajtimin me vaksinë

YouTube tha se që nga shkurti i këtij vit, kanë hequr 200,000 video të rrezikshme ose mashtruese në lidhje me virusin.


Analizë nga specialistë të BBC-së:

Ndërsa mundësia e për zbulimin e vaksinës së koronavirusit po duket se po bëhet realitet, teoritë e dezinformimit dhe konspiracionit që e rrethojnë, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në mediat sociale.

Dezinformimi rreth kësaj çështje përfshin gjithçka, nga pretendimet e rreme se një vaksinë është një mjet për gjenocid masiv deri te teoritë e pabaza të konspiracionit në lidhje me mikro-çipat që do t’i vendosen popullatës botërore nga Bill Gates.

Për këtë arsye, lëvizjet e ndërmarra nga YouTube dhe Facebook në drejtim të ndalimit të këtyre dezinformatave, do të mirëpriten. Edhe pse rrejtet sociale u kritikuan gjerësisht për mosveprim të shpejtë të tyre në drejtim të trajtimit të dezinformimin shëndetësor.

Dezinformimi rreth vaksinave ka lulëzuar në grupe të mëdha në Facebook dhe video në YouTube nga pseudoshkencëtarët e njohur për muaj me radhë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere