Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Tërmeti i ndodhur sot në Shqipëri raportohet me të dhëna nga një tërmet i vitit të kaluar

HIBRID

Mediat në gjuhën shqipe “insajderi.org” dhe “ekonomiaonline.com” kanë publikuar sot (26 qershor) një artikull me titull “Tërmet në Shqipëri.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se të dhënat e paraqitura në artikullin e “insajderi.org” dhe “ekonomiaonline.com” nuk përkojnë me të dhënat e tërmetit që ka ndodhur sot në Shqipëri.


Vegëza e artikullit të publikuar më 26 qershor nga mediumi “insajderi.org” dhe “ekonomiaonline.com”:

https://archive.is/8ljbn?fbclid=IwAR2ef-QeAIIl8y-DYLfjoWWNMO7myIZCN8w4Mw-vMzemuXVYQNin1z6iQ6k

https://archive.is/CYTgO?fbclid=IwAR31BRSKVJhU4W8ihPuE1_vllo-WxuymkRo1b7KS5Aw5MASz0DVBAaw7Hlg

https://insajderi.org/termet-ne-shqiperi-31/?fbclid=IwAR3sITivXBlbAzGwHRwKKsFc_-yTUQNpzELxseVITXvmUp_7UhsPVF9clmY

Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka vërtetuar me anë të imazhit të vendosur brenda këtij artikulli të “insajderi.org” dhe “ekonomiaonline.com”, se të dhënat e paraqitura i përkasin një tërmeti të ndodhur të në Shqipëri me datën 5 dhjetor, 2022.


Të njëjtat të dhëna janë paraqitur edhe tekstualisht brenda artikullit kur thuhet se “Bëhet e ditur se magnituda ka qenë 3.4 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit mësohet të jetë 14 kilometra në Veri Lindje të qytetit të Tiranës.Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km”.


Hibrid.info e ka gjetur të publikuar edhe artikullin për konfirmimin e tërmetit të ndodhur më 5 dhjetor, 2022 (shih këtu).


Hibrid.info ka arritur të gjejë informatat nga tërmeti i ndodhur sot në Shqipëri, në ueb-faqen e Qendrës Seizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC) (shih këtu).

Nga këto informata shihet se bëhet fjalë për lëkundje të tokës në Jug Lindje të Elbasanit, me magnitudë 4.0 të shkallës rihter dhe me thellësi 2km, e jo ashtu siç pretendohet në artikullin e mësipërm.


Po ashtu, hibrid.info e ka gjetur të shkruar edhe në mediat e tjera lajmin që konfirmon tërmetin e ndodhur sot në Elbasan (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mediat në gjuhën shqipe “insajderi.org” dhe “ekonomiaonline.com” kanë publikuar një artikull për një tërmet të ndodhur sot në Shqipëri, duke përdorur të dhëna nga një tërmet i ndodhur vitin e kaluar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere