[email protected]
Paraqitet gabimisht numri i të arrestuarve në operacionin për trafikim të lëndëve eksplozive
shape
shape
shape

Mediumi informativ “EuroNews.al” me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Sekuestruam 203 kallëpe eksploziv”, Polica detaje nga operacioni: 7 të arrestuar”.

Njëjtë edhe në përmbajtje të artikullit thuhet se në njërin prej operacioneve të Policisë në Tiranë janë arrestuar 7 persona, për shkak të trafikimit të lëndëve eksplozive.

Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se në këtë operacion janë arrestuar 3 persona, e jo 7 siç pretendohet nga mediumi në fjalë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi “EuroNews.al”:

https://archive.is/wthLN


Në artikullin e këtij medium thuhet “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, Tonin Vocaj ka dalë këtë të hënë në një konferencë për shtyp për të folur për dy operacionet e zhvilluara orët e fundit. Në njërin prej të cilëve janë arrestuar 7 persona, për shkak të trafikimit të lëndëve eksplozive”.

Gjatë kërkimeve, hibrid.info ka gjetur njoftimin në faqen zyrtare të Policisë në Shqipëri (këtu) dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë (shih këtu).


Një njoftimin e bërë sot nga Policia, tregohet se dje (4 shkurt) gjatë ditës janë zhvilluar dy operacione në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”. Ndërsa në operacionin e realizuar për trafikimin e lëndëve eksplozive të quajtur “The Same”, në njoftim tregohet se janë arrestuar 3 persona, .

Për të njëjtën ngjarje kanë raportuar edhe mediat në Kosovë, ku tregohet se në operacionin e realizuar dje nga Policia e Tiranës, janë arrestuar 3 persona. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një portal në gjuhën shqipe, pretendon se janë arrestuar 7 persona nga një operacion i realizuar nga Policia në Tiranë.

Hibrid.info ka gjetur deklaratat zyrtare nga Policia e Shtetit (Shqipëri), dhe ka vërtetuar se ky pretendim është paraqitur gabim, pasi në njoftimin nga ky institucion tregohet se janë arrestuar 3 persona.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others