[email protected]
Titull i rremë: Nuk ka vendim për tërheqje të 20 përqindëshit nga Trusti
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “multinewz.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës do iu mundësojë qytetarëve të tërheqin edhe 20% nga Trusti.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në tekst thuhet se njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, kanë propozuar që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind.

Pra, lajmi ka të bëjë me propozimin e disa ekspertëve të ekonomisë dhe jo me ndonjë vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me mundësinë e tërheqjes së 20% nga Trusti.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “multinewz.com”:

E FUNDlT// Qeveria do jua mundesoje qytetareve te terheqin edhe 20% nga TRUSTl ?!

Njohës të çësshtjeve ekonomike në Kosovë, propozojnë që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi PensionaI, prej 20 për qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situatën e vështtirë finannciare aktuaIe, do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe ngjaIIjen e akttivitettit ekonomik te bizneset.

SHlKONI ME POSHTE!

Me Iigjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e AvduIIah Hottit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trustti. Për katër muaj sa zgjatti apIikimi, 427 371 veta tërhhoqën mbi 197 miIionë euro. Rreth 120 miIionë euro prej tyre do të rimbbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro (kishin nën 10 mijë euro kursime).

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “multinewz.com”:

https://multinewz.com/e-fundlt-qeveria-do-jua-mundesoje-qytetareve-te-terheqin-edhe-20-nga-trustl/?fbclid=IwAR3WuCRP98B9XYz3SbG6ogmq8d6aRYooX3N71K7TsYkfD4kbo3QEZICeRZI

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga “Ekonomionline.net”, ku shpjegohet qartë se ky propozim për tërheqjen e 20% nga Trusti është bërë nga disa ekspertë të ekonomisë në Kosovë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “multinewz.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me propozimin e disa ekspertëve të ekonomisë në Kosovë, të cilët propozojnë që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind.

Por, këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Qeveria e Kosovës do iu mundësojë qytetarëve të tërheqin edhe 20% nga Trusti.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga Hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others