Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Kosovarët që hynë nga Shqipëria, nuk i nënshtrohen izolimit

HIBRID

Artikulli me titull “Vjen Lajmi I FRIKSHEM Për Kosovarët Që Ia Msynë Shqipërisë: Kur Të Kthehen Duhet Të Izolohen?!”, është publikuar nga portali i dyshimtë “postlajme.net”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij shkrimi të jetë i sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-Covid, është edhe pika që përcakton se “qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me risk të lartë të virusit, duhet të kenë testin RT-PCR negativ. Por, përjashtim nga kjo pikë, bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit”.

Pra, bazuar në vendimin e Qeverisë, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri gjatë fundjavës, nuk do të kenë nevojë për test kur të kthehen këtu.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

“Qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nga vendet me risk të lartë duhet ta paraqesin vërtetimin për test negativ, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë. ‘Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë’, thuhet në vendim. Por, përjashtim nga kjo pikë bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit. Bazuar në vendimin e Qeverisë, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/44883?33&fbclid=IwAR2ZDT8lTgTq8j2zW-5NT6SWtUIsWSalXCYBZMaygFl5PQRo1js-8Tzp0P8


Më poshtë mund të gjeni vendimin e Qeverisë për masat e reja anti-covid lidhur me qytetarët që hyjnë në Kosovë, përfshirë ata me qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.

No description available.
No description available.

No description available.

Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull lidhur me vendimin për masat e reja anti-covid, për personat që hyjnë në Kosovë, të cilit i ka vendosur titull të rremë.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “33shi.com” në Facebook, cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Bazuar nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere