Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazh i montuar që shfaq pamje të Halil Matoshit në Kralevë

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material dje (27 shkurt), në të cilin paraqitet imazhi i opinionistit, Halil Matoshi.

Në fotografi, Matoshi shfaqet në një vend, tabela në të cilin tregon për vendbanimin “Kraljevë”, (këtu) më mbishkrimin vendosur nga autori i publikimit që pretendon se opinionisti ka shkuar në Serbi për të marrë pagesën, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e qarkullimit të monedhës së Dinarit në Kosovë.

Bazuar në komentet e postuara në seksionin e komenteve, hibrid.info vlerëson se audienca nga ky publikim mund të informohet që Matoshi paguhet nga shteti serb.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur fotografia reale e opinionistit Halil Matoshi, ku në fakt shfaqet tabela, e cila tregon për vendbanimin “Tugjec” (këtu), gjë e cila fakton ndërhyrjet në imazhin autentik.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/photo/7339867848992492833


Screenshot me komentet në postimin e publikuar në TikTok


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur fotografinë e publikuar nga Halil Matoshi, në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku në fakt, shfaqet Matoshi në një vend, tabela në të cilën tregon për lokacionin “Tugjec”, fshat i cili gjendet në komunën e Dardanës (shih këtu). 


Analiza:

Një llogari ka ndërhyrë në një imazh të opinionistit Halil Matoshi, duke i vendosur tabelës së vendbanimit të shfaqur në fotografi, emërtimin e qytetit serb, “Kraljevo”.

Hibrid.info ka gjetur fotografinë reale, në të cilin tabela e paraqitur tregon se Matoshi ka publikuar pamjet nga vendbanimi, Tugjec, fshat nga komuna e Dardanës. 

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere