Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i kampanjave të rreme për kredi

HIBRID

Një postim me pretendimin që ofron mundësi për kredi biznesi deri në 50 mijë euro është publikuar në Facebook nga faqja “Kredi e Sigurt” në Facebook.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se postimi është marrë nga njoftimi i bankës “ProCredit Bank Kosova” dega në Kosovë dhe i është ndryshuar përshkrimi.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi e Sigurt”:

https://www.facebook.com/kredisigurt/posts/pfbid02a3BCRTb58yNeGYeodqY1C2tFRxpszCWs7taVhBHTwbKR7xnGR8X3wpUCL7L9WTLMl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi biznesi është mundësuar nga banka “ProCredit Bank Kosova”, e publikuar më 16 gusht të vitit të kaluar. (shih këtu)


Duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi e Sigurt”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licensuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë. (shih këtu)

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi e Sigurt” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi e Sigurt”. (shih këtu)


Hibrid.info ka trajtuar edhe më parë artikuj të tillë për kredi nga faqe të dyshimta në Facebook të publikuara në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Duke marrë njoftimin e bankës në Kosovë “ProCredit Bank Kosova”, një faqe në Facebook ka pretenduar rrejshëm se ofron mundësi  për kredi deri në 50 mijë euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere