Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Mediat serbe e paraqesin rrënimin e objekteve pa leje në Ujman si aksion kundër serbëve

FESTIM RIZANAJ

Disa media serbe kanë paraqitur aksionin për rrënimin e 11 objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, si një veprim të institucioneve të Kosovës të drejtuar kundër komunitetit serb. Në raportimet e tyre, aksioni është përshkruar me formulime si “dëbimi i serbëve”, “rrënimi i pronës së serbëve” dhe “terrori i Kurtit”.

Pretendimet e mediave dhe zyrtarëve serb

Sipas raportimeve, ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc” kishte nisur rrënimin e rreth dhjetë objekteve në fshatin Çeçevë, në bregun e Liqenit të Ujmanit, në territorin e komunës së Zubin Potokut.

Disa media serbe kanë paraqitur aksionin për rrënimin e 11 objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, si një veprim të institucioneve të Kosovës të drejtuar kundër komunitetit serb. Në raportimet e tyre, aksioni është përshkruar me formulime si “dëbimi i serbëve”, “rrënimi i pronës së serbëve” dhe “terrori i Kurtit”.

Mediumi serb Novosti publikoi një titull ku pretendohet se “me makineri të rënda dhe armë të gjata po dëbohen serbët”, ndërsa aksioni u cilësua si veprim i “shërbëtorëve të Kurtit”. Politika e paraqiti rastin me titullin “Kurti me ekskavatorë ka nisur rrënimin e pronës së serbëve”, ndërsa Sputnik Serbia raportoi për “rrënimin e vikendicave në pronësi të serbëve”, duke vënë theksin te asistenca e Policisë së Kosovës.

Narrativa të ngjashme u përforcuan edhe përmes deklaratave të përfaqësuesve politikë serbë. Igor Simiq, nga Lista Serbe, kërkoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Danijela Nikoliq, dhe nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, Jovan Janjiq, vlerësuan se serbët në Kosovë janë të ekspozuar ndaj presionit të vazhdueshëm dhe dhunës ligjore, dhe se rrënimi dëshmon për kontrollin e institucioneve të Kosovës nga Albin Kurti.

Deklaratat politike të zyrtarëve në Serbi. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar rrënimin si “akt të paligjshmërisë dhe terrorit” dhe si veprim të ndërmarrë për “hakmarrje ndaj serbëve”.

Këto pretendime zunë vend edhe në ballinat e gazetave “Novosti” dhe “Politika” të ditës së mërkurë (22 korrik).

Në këtë mënyrë, aksioni për rrënimin e objekteve paraqitet si pjesë e një politike më të gjerë të institucioneve të Kosovës për largimin e serbëve nga veriu i vendit.

Çka dihet për rrënimin e objekteve në Ujman

Më 21 korrik 2026, institucionet e Kosovës nisën rrënimin e 11 objekteve në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me asistencën e Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, aksioni u zhvillua pa incidente.

Sipas ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, objektet ishin ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga kjo ndërmarrje. Drejtori i saj, Faruk Mujka, deklaroi se pronarëve u ishte kërkuar më 3 korrik që t’i lironin objektet dhe se, pas përfundimit të afatit, Inspektorati kishte nisur zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre. Sipas tij, shumica e objekteve ishin ndërtuar gjatë viteve 2019–2020.

Megjithatë, çështja nuk është pa kontest. Pronarët e objekteve, kryesisht serbë nga veriu i Kosovës, pretendojnë se kanë dokumentacion për shfrytëzimin e tokës dhe se çështja pronësore është ende në procedurë gjyqësore. Ata kanë kërkuar pezullimin e rrënimit dhe janë ankuar te Avokati i Popullit dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë. Avokati i pronarëve pretendon se nuk ekziston bazë ligjore për rrënimin para përfundimit të procedurave gjyqësore.

Megjithatë, çështja nuk është pa kontest. Pronarët e objekteve, kryesisht serbë nga veriu i Kosovës, pretendojnë se kanë dokumentacion për shfrytëzimin e tokës dhe se çështja pronësore është ende në procedurë gjyqësore. Ata kanë kërkuar pezullimin e rrënimit dhe janë ankuar te Avokati i Popullit dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë. Avokati i pronarëve pretendon se nuk ekziston bazë ligjore për rrënimin para përfundimit të procedurave gjyqësore.

Pra, faktet e disponueshme tregojnë se ekziston një mosmarrëveshje juridike dhe pronësore mes institucioneve dhe pronarëve të objekteve.

Një narrativë që e lidh rastin me “spastrimin etnik”

Në tërësi, mënyra e raportimit nga disa media serbe ndjek një model të njohur narrativ: një veprim institucional lokal paraqitet si pjesë e një politike më të gjerë të “dëbimit të serbëve” nga Kosova. Përmes titujve si “po i dëbojnë serbët”, “Kurti me ekskavatorë ka nisur rrënimin e pronës së serbëve” dhe formulimeve që e përshkruajnë aksionin si “terror” ose “hakmarrje”, rasti konkret vendoset në kuadrin e narrativës më të gjerë se institucionet e Kosovës po ndjekin një politikë sistematike të spastrimit etnik ndaj komunitetit serb.

Kjo narrativë përforcohet edhe nga deklaratat politike të zyrtarëve në Serbi. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar rrënimin si “akt të paligjshmërisë dhe terrorit” dhe si veprim të ndërmarrë për “hakmarrje ndaj serbëve”. Një gjuhë e tillë e paraqet rastin jo si një çështje konkrete administrative dhe pronësore, por si pjesë të një politike të qëllimshme represive ndaj një komuniteti etnik.

Në këtë kuptim, narrativat e publikuara nga mediat serbe mund të përshkruhen si etnizim i një çështjeje juridike dhe pronësore. Ato nuk mohojnë domosdoshmërisht faktin se objektet po rrënohen, por e interpretojnë ngjarjen përmes një kornize që e paraqet atë si “sulm ndaj serbëve”. Kjo mënyrë e raportimit mund të ndikojë në krijimin e perceptimit se çdo veprim i institucioneve të Kosovës në zonat me shumicë serbe është automatikisht i motivuar etnikisht, duke e lënë në plan të dytë verifikimin e fakteve konkrete, statusin juridik të pronës dhe procedurat institucionale.

Përfundimisht, pretendimi se aksioni ishte i drejtuar kundër serbëve nuk mbështetet vetëm nga fakti se pronarët e objekteve janë serbë. Në mungesë të një prove të tillë, paraqitja e rastit si një operacion për “dëbimin e serbëve” përbën një kornizim narrativ dhe një interpretim politik të një aksioni që lidhet, sipas burimeve të cituara, me çështje të pronësisë dhe ndërtimeve pa leje.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere