Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në qytetin e cilit shtet ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Artikulli me titull “Policia jep detaje: 5 të vrarë nga të shtënat në qendër të qytetit” është publikuar dje (10 prill) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues pasi nuk sqaron se për cilin qytet bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Të pesë persona humbën jetën si dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një bankë në qëndër të qytetit Louisville, të shtetit Kentaki”.

Duke pasur parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe si i tillë, shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli i artikullit mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në një nga qytetet e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/671090/policia-jep-detaje-5-te-vr-are-nga-te-sht-enat-ne-qender-te-qytetit/?fbclid=IwAR2P2bnXQRjUzSZZp34Dec-Lk7g3HBLxWqehbSozahDKt1blxt2z256AZyI


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar edhe në disa mediume të huaja, për të vërtetuar vendndodhjen e ngjarjes. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me vrasjen e pesë personave në qytetin e Louisville të Kentucky, SHBA. Por, në titull nuk sqarohet se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se vrasja ka ndodhur në një nga qytetet e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere