Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se ku ka pasur tërmet

HIBRID

Artikulli me titull “Termet i Rende GOD’ET Vendin! Magnitude 6.5” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “au.active24live.com”.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është dezinformues, kjo për faktin se me fjalinë “godet vendin” lë të kuptohet se bëhet fjalë për Kosovën. Ky vlerësim vjen pas hulumtimit nga hibrid.info, pasi ky portal i dyshimtë ka përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën e lajmeve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën. (shih këtu)

Në përmbajtje bëhet e ditur se tërmeti me magnitudë 6.5 shkallë të riterit ka ndodhur në Tajvan.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “au.active24live.com”:

https://au.active24live.com/termet-i-rende-godet-vendin-magnitude-6-5/?fbclid=IwAR1c1amlfcI45voiRpX8YQlsizukxDYZkDWbRoPouOdxx9LGrh-0Bt8DUOk

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se ky artikull është marrë nga portali informativ “GazetaBlic.com”, e më pas i është ndryshuar titulli. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “au.active24live.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një tërmet 6.5 shkallë që ka goditur Tajvanin.

Këtij artikulli i është vënë titull i sajuar me pretendimin se tërmeti ka goditur vendin që lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Kosovën. Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, pasi ky portal i dyshimtë shumicën e lajmeve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere