[email protected]
Nuk paraqiten fakte për ekzistimin e ndonjë loje nga “Garda e Vjetër” e LDK-së kundër Abdixhikut
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Zbulohet loja e Gardës së Vjetër për ta mundur Lumir Abdixhikun të dielën”.

Në këtë analizë të bërë nga redaksia e portalit “kosova-sot.info” ka vetëm pretendime dhe supozime pa fakte, të cilat nuk përputhen me atë që thuhet në titull.

Të gjitha pretendimet e bëra në këtë artikull lidhur me “zbulimin” e lojës nga Garda e Vjetër e LDK-së për ta mposhtur Abdixhikun në zgjedhjet për kryetar të partisë, janë supozime dhe përshtypje nga redaksia në fjalë, të cilat nuk argumentohen në asnjë rast.

Një pjesë e tekstit nga kjo analizë, bie direkt ndesh me atë që thuhet në titull, ku shkruan se “Publikisht, nuk dihet kush me kë është”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Derisa në zgjedhjet e fundit për kryetar të partisë LDK-ja ishte marrë vesh për kandidat konsensual, tash udhëheqja e partisë po rri e heshtur. Publikisht, nuk dihet kush me kë është. Lutfi Haziri është i gardës së vjetër dhe bashkëpunëtor i afërt i Isa Mustafës dhe i Agim Veliut. Dihet se Haziri në asnjë rast dhe për asnjë qëndrim nuk ka pasur ndonjë përplasje me bashkëpunëtorët e tij në krye të partisë, të cilët i ka quajtur edhe miq të mirë. Në krye të ekipit për përgatitjen e procesit zgjedhor të së dielës do të jetë Arban Abrashi, sekretar organizativ i partisë, që gjithnjë i ka qëndruar në krah Isa Mustafës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/530646/zbulohet-loja-e-gardes-se-vjeter-per-ta-mundur-lumir-abdixhikun-te-dielen/


Analiza:                                                          

Artikulli i publikuar nga “kosova-sot.info” përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë analizë të bërë nga redaksia në fjalë, asnjëherë nuk argumentohet “zbulimi” që pretendohet në titull dhe i gjithë shkrimi bazohet vetëm në supozime pa fakte.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others