Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë lajmin, rrjedhimisht vendin e ngjarjes

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (19 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Të shtëna në qendër, një i vdekur dhe 4 të plagosur”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja vërehet se ka të bëjë me qytetin e Parisit, ndërsa një gjë e tillë nuk qartësohet në titull.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk qartëson se ku ka ndodhur ngjarja, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të aludojnë se ngjarja të ketë ndodhur në qendër të ndonjë qyteti në Kosovë.

Gjithashtu, përveç titullit edhe fotografia e artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Një burrë u qëllua për vdekje në Paris në rrugën Popincourt, në lagjen e 11-të. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë nga të shtënat, motivi i të cilave nuk dihet, edhe pse dyshohet për larje hesapesh.

Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, ndërsa tjetri arriti ta humbiste gjurmët.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/631248/te-shtena-ne-qender-nje-i-vdekur-dhe-4-te-plagosur/?fbclid=IwAR1rHYuPi9BC3j98C8ZvGWFuTaYPlgI5pYjsIs9K_GezI1634WyGEGFylHI


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu edhe me anë të fotografisë së vendosur në artikull, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes në tekst, pasi nuk qartësohet se bëhet fjalë për një ngjarje në qytetin e Parisit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e velrëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere