Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka rritje të çmimit të bukës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar sot (22 shtator) një artikull me titull “Rritet cmimi i bukës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet artikulli i publikuar nga portali informativ “Telegrafi.com” me titull “Si janë ngritur çmimet e bukës në Evropë”. Pra në titullin e artikullit të “Telegrafi.com” bëhet e qartë për vendet ku janë rritur çmimet e këtij produkti, gjë që nuk ndodhë edhe në artikullin e “Todaynews80.com”.

Në fakt, “Todaynews80.com” ka publikuar këtë artikull të marrë nga “Telegrafi.com” të cilit i ka vënë titull të pasaktë “Rritet çmimi i bukës”.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e lajmeve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën (shih këtu), lë mundësi që një titulli i tillë t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë të mendojnë se ka rritje të çmimit të bukës në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews80.com”:

https://todaynews80.com/2022/09/22/rritet-cmimi-i-bukes/?fbclid=IwAR2WyB_PHAnMevZbtQP0nDa_Mt5Jq2lWq1dKWnW5dexPROeF93Y3NflKG2A

Ky artikull me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga portali “Telegrafi.com”, i cili është cituar nga portali i dyshimtë “todaynews80.com”. (shih këtu)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se nuk ka ngritje të çmimit të bukës në Kosovë, hibrid.info ka gjetur të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), që tregon se aktualisht çmimi për një bukë është 0.50 euro. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews80.com” ka publikuar një artikull të marrë nga Telegrafi.com, i cili flet për shtrenjtimin e çmimit të bukës në shtetet e Bashkimit Evropian,  që periudha kur ka nisur agresioni rus në Ukrainë.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titullin “Rritet çmimi i bukës”.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e lajmeve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë të mendojnë se rritja e çmimit të bukës ka të bëjë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere