Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Haradinaj: Ne as nuk lodhemi pasiqë Prishtinën e kemi të sigurtë”, është i rremë

HIBRID

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe, dje (1 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Haradinaj: Ne as nuk lodhemi pasiqë Prishtinën e kemi të sigurtë”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më 20 qershor të këtij viti, dhe ka të bëjë me deklaratën e bërë nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ka pritshmëri të mëdha sa i përket zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Megjithatë, ai asnjëherë nuk ka thënë se “Ne as nuk lodhemi pasi që Prishtinën e kemi të sigurtë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “readkoala.com” dhe “abandoned-news.com”:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka prit,shmëri të mëdh.a sa i për.ket zgjedh,jeve lokale që pritet të mbah.en më 17 tetor të këtij viti.

Haradinaj the.kson se është bërë një punë e ma,dhe nga partia që drejton për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qever,isjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me kom,unat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “readkoala.com” dhe “abandoned-news.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/01/haradinaj-ne-as-nuk-lodhemi-pasiqe-prishtinen-e-kemi-te-sigurte/?fbclid=IwAR3Q_B-Jzv9YcAGJxCl8-ZjY-4assovL1Qytoy82jrL1RktTBOXuCWeaXK0
https://abandoned-news.com/auh/2021/07/01/haradinaj-ne-as-nuk-lodhemi-pasiqe-prishtinen-e-kemi-te-sigurte/?fbclid=IwAR0iG4C2f-pB8ATAXCcu1NW3T3hvugJZt5OS4itCuahSZsR45BpsZ_kexKw

I pari i AAK-së ishte shprehur se pretendimet e partisë së tij janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, ishte shprehur ai.

Vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://atvlive.tv/lajme/haradinaj-optimist-per-zgjedhjet-lokale/

Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një deklaratë të vjetër të Ramush Haradinajt, të cilën e kanë publikuar me pretendim ta paraqesin si aktuale, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere