Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet se qarkullimi i trotinetëve elektrikë do të ndalohet në të gjithë Prishtinën

HIBRID

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i pasaktë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në titull lë të kuptohet se Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e tyre në tërë qytetin, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se ky institucion ka marrë vendim që trotinetëve elektrikë, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrikë t’u ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë

Trotinetëve elektrikë do t’u ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë, përcjell KosovaPost.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/komuna-e-prishtines-ndalon-qarkullimin-e-trotineteve-elektrike/

Urdhëresa nga Komuna e Prishtinës për ndalimin e trotinetëve elektrikë nëpër sheshet e kryeqytetit dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë, hyn në fuqi nga data 15 gusht. (shih këtu)

Njoftimin për këtë vendim e ka publikuar në Facebook edhe nën-kryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar urdhëresën e Komunës së Prishtinës për ndalimin e trotinetëve elektrikë nëpër sheshet e kryeqytetit dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.

Mirëpo, në titullin e vendosur në këtë artikull, portali i lartcekur nuk ka treguar se kjo ndalesë është për disa vende të caktuara, duke lënë të kuptohet se kjo urdhëresë është për të gjitha pjesët e qytetit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere