Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë poston përsëri kampanja të rreme për kredi

HIBRID

 Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar më datë 24 nëntor një postim në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi biznesi deri në 25 mijë euro.

Por që pas verifikimit, hibrid.info ka vërtetuar se postimi paraqet njoftim të rremë nga kjo faqe.

Hibrid.info ka gjetur se postimi është marrë nga njoftimi i “Agjencioni për Financim në Kosovë”, institucion mikro-financiar dhe i është ndryshuar përshkrimi.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02tHARGL3zasYG3QSDsBX5NxJ4iCP6F5V6CWkbfPB5Z2nV88p2Dqr1HZyjP3PXsKGGl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi mundësohet nga institucioni mikro-financiar në Kosovë, “Agjencioni për Financim në Kosovë”, e cila me anë të këtij postimi të bërë më 17 nëntor, njofton për mundësi për kredi në këtë institucion (shih këtu).


Po ashtu, duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë (shih këtu).

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin about të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale” (shih këtu).


Nuk është hera e pare që kjo faqe është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. Hibrid.info ka trajtuar ato në disa raste (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një institucioni mikro-financiar në Kosovë, me pretendimin ta paraqesë si të sajën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere