Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (4 prill) ka publikuar një artikull me titull “Dyshohet se burri e vrau gruan shtatzanë”.

Pas hulumtimit të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli me të cilin është shkruar artikulli, mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka të bëjë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një grua shtatzanë, bashkëshorti i së cilës akuzohet për vrasjen e saj, ra 40 deri në 50 metra poshtë një kodre dhe vdiq.Kashif Anwar, 29 vjeç, ka mohuar të ketë sulmuar dhe vrarë gruan e tij Fawziyah Javed, 31 vjeç, në Arthur’s Seat, në Edinburg, më 2 shtator 2021


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin ‘’Kosova-sot.info’’:

https://www.kosova-sot.info/lajme/670346/dyshohet-se-burri-e-vr-au-gruan-shtatzane/?fbclid=IwAR0a4N4wArnzXLHZT5ENvPs5nV9hsocBq34a6A6nkrTXIhzT5ENsJSL-4Bc


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, Hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin e publikuar në disa mediume të huaja si “news.sky.com” dhe “dailymail.co.uk”, të cilat kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në Edinburg.


Analiza

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull rreth dyshimit për vrasje të ndodhur në Edinburg, por që në titull nuk qartësohet vendndodhja e ngjarjes.

Duke e ditur se mediumi në fjalë është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiences së tij, janë shqipfolës nga Kosova, titulli i vendosur në artikull, lë të nënkuptojë se në lajm, bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

 Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, “hibrid.info” e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere