[email protected]
Titulli nuk korrespondon me përmbajtjen
shape
shape
shape

Portali informativ “Frontonline.net” ka publikuar një artikull sot (18 janar) me titull “Mediat serbe: Pas ndalimit të dinarit, ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk i korrespondon përmbajtjes për faktin se brenda artikullit në asnjë vend nuk ceket ushtria, as mundësia e hyrjes së saj brenda territorit të Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në “frontonline.net”:

https://frontonline.net/mediat-serbe-pas-ndalimit-te-dinarit-ushtria-serbe-duhet-te-hyje-ne-kosove/?fbclid=IëAR13a0mViVC3GoPnXOmsgyIvoPu3f57MPn6ZAM3RLGpfN3cYEpV_Ouni7F4

Përkundër faktit se në titull përmenden mediat serbe, brenda artikullit nuk është cituar ndonjë medium serb në të cilin bazohet pretendimi në titull.

E vetmja referencë në shkrim që i afrohet pretendimit të titullit është paragrafi në vijim:

“Disa analistë në Serbi kanë vlerësuar se një lëvizje e tillë e Kosovës, e cila ia bën jetën të pamundur popullatës serbe, do të çojë në konflikte dhe se paraqet rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë”

Megjithatë, mungojnë emrat e analistëve ose emrat e medieve me këtë pretendim, dhe fjala ushtri nuk përmendet askund në përmbajtje, sikurse ndodhë në titull.

Në bazë të kërkimeve të bëra nga hibrid.info në mediat serbe, nuk është gjetur ndonjë artikull me pretendimin e ngjashëm si në titullin e publikuar nga “Frontonline”.


Analiza:

Titulli i artikullit “Mediat serbe: Pas ndalimit të dinarit, ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë” nuk i korrespondon përmbajtjes për faktin se brenda artikullit nuk gjendet referencë e mediave serbe për pretendimin e bërë.

Në bazë të metodologjisë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others