Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson lajmin, duke lënë mundësi keqkuptimi

HIBRID

Portali “botasot.info” sot (28 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Masat e reja anti-covid: Të vaksinuarit do të ndahen nga të pavaksinuarit”.

Në këtë titull nuk është bërë e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë, por vetëm pasi të klikosh në të atëherë shihet se ky artikull ka të bëjë me shtetin e Greqisë.

Duke ditur se ky portal është nga Kosova, si dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës, atëherë shumë lehtë mund të keqkuptohet se bëhet fjalë për vendin tonë.

Gjithashtu, aktualisht në Kosovë është paralajmëruar për masa të reja anti-Covid, dhe me këtë titull të vendosur nga portali “bota-sot.info”, mund t’i bëjë lexuesit të klikojnë në artikull se gjoja këto masa janë paralajmëruar në vendin tonë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Masat e reja anti-covid: Të vaksinuarit do të ndahen nga të pavaksinuarit

Sezoni i verës është drejt fundit dhe vëmendja e autoriteteve shëndetësorë është përqendruar te vendimet që priten të merren në shtator. Greqia pritet të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e rasteve por duke ndarë personat e vaksinuar nga të  pavaksinuarit, shkruan protothema.

Vendi ka regjistruar 3 000 deri në 3 500 raste gjatë ditëve të fundit, ndërsa të martën Greqia shënoi një rekord në numrin e të infektuarve  duke regjistruar 4,608 raste në 24 orë. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi me 13 shtator.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/1656583/masat-e-reja-anti-covid-te-vaksinuarit-do-te-ndahen-nga-te-pavaksinuarit/?fbclid=IwAR2099-5z8LuFI2TtJTs9oqjVaF5QNB-Z7YTrQ_WXBsUhZ3Q9KnBD64R7lY


Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me disa masa të reja anti-Covid që pritet të merren në Greqi, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere