Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Greqia e ka njohur Kosovën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi ku shihen Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë, me mbishkrimin që pretendon se ky shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky imazh me këtë pretendim është publikuar (30 mars) në TikTok nga një llogari me emrin, “ballkankosova.net2”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka njoftim zyrtar që konfirmon se Greqia ka njohur Kosovën si shtet.


Kjo përmbajtje ka marrë mbi 50 mijë shikime.

Fotografia është shkëputur nga takimi i presidentes Osmani me kryeministrin grek Mitsotakis në Samitin e Liderëve të European Political Community në Mbretërinë e Bashkuar (18 korrik, 2024) (shih këtu).

Në këtë takim nuk është përmendur çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

Greqia nuk figuron në listën e 119 shteteve njohëse (këtu), ndërsa shteti që njohu së fundmi Kosovën shtet, është Sudani (shih këtu).


Raportet e Kosovës me Greqinë?

Kosova nuk njihet si shtet nga Greqia. Por në vitin 2021, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pati thënë se zyrës së Kosovës në Greqi do t’i avancohet statusi nga një zyrë për çështje ekonomike në një të ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fusha të tjera, përfshirë ato politike (këtu). Faqja në Facebook, “Kosovo in Greece”, në hyrje të faqes, e ka statusin që tregon se kjo zyre e është emëruar si, ”Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”. Udhëheqës i kësaj zyre është Fitim Gllareva (Njoftim i MPJ-së).


Analiza:

Pretendimi se Greqia ka njohur pavarësinë e Kosovës, është i pasaktë.

Fotografia e takimit të presidentes Osmani me kryeministrit grek, me anë të cilës është paraqitur pretendimi është e vjetër, ndërsa ende nuk ka konfirmim zyrtar për njohje nga ky shtet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere