Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se aksidenti ka ndodhur në një autostradë në Turqi

HIBRID

Portali informativ “gazetashqip.com” ka publikuar një artikull me titullin “E RËNDË/ Aksident zinxhir në autostradë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”.

Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky titull është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “gazetashqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/bota/e-rende-aksident-zinxhir-ne-autostrade-11-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-plagosur-video/


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat e huaja, për ta vërtetuar edhe më tej faktin se aksidenti ka ndodhur në Turqi. (shiko këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “gazetashqip.com” ka publikuar një artikull lidhur me vdekjen e 11 personave në një aksident, por në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Turqi.

Titulli është përgjithësues dhe lë hapësirë të mendohet se ngjarja ka ndodhur në vendet shqipfolëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere