Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb… Të fundit | Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneru… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti po e mbështet Listën Studentore në Serbi përm… Të fundit | Titulli nuk e specifikon se 1 mijë euro për të porsalindurit ofrohen në Gre… Të fundit | Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në kë… Të fundit | Imazhe të gjeneruara me IA paraqiten rrejshëm si pamje nga protestat në Tir… Të fundit | Mediat ruse dhe serbe pretendojnë rrejshëm se Kosova po përgatitet për luft… Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë kriteret

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Postimi krijon përshtypjen se shtesat prej 30 eurosh po ndalen, por bëhet fjalë për verifikimin e përfituesve.

Faqja në Facebook “Gazetavip.com” ka publikuar një përmbajtje me mbishkrimin: “LAJMI FUNDIT / S’ka shtesa me nga 30 euro për fëmijët”.

Çka nuk është në rregull me këtë mbishkrim?

Mbishkrimi nuk sqaron se bëhet fjalë për procesin e verifikimit të përfituesve të shtesave për fëmijë dhe mundësinë e largimit nga skema të atyre që nuk i plotësojnë kriteret.

Postimit i është bashkangjitur një vegëz që çon në një artikull të publikuar në domenin “toolsyo.com”.


Që në hyrje të artikullit thuhet se “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur një proces të gjerë të verifikimit të përfituesve të shtesave për fëmijë në Kosovë, me synimin që pagesat nga buxheti i shtetit të përfundojnë vetëm te familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara.”

Pra, teksti i artikullit i referohet verifikimit të përfituesve dhe largimit nga skema të personave që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Megjithatë, kjo nuk sqarohet në mbishkrimin e postimit, i cili mund të krijojë përshtypjen e gabuar se shtesat prej 30 eurosh janë ndaluar për të gjithë përfituesit.


Hibrid.info verifikoi pretendimin e paraqitur në artikull. Përmes motorit të kërkimit “Google”, duke përdorur fjalët kyçe “shtesat verifikimi”, u gjet një artikull i publikuar më 19 korrik në mediumin online “Telegrafi.com”, i cili raporton për të njëjtin proces të verifikimit të përfituesve të shtesave për fëmijë.

Artikulli i “Telegrafi.com” sqaron se bëhet fjalë për verifikimin e mijëra përfituesve potencialë, përfshirë edhe raste nga diaspora, dhe jo për ndalimin e përgjithshëm të shtesave për fëmijë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, përmbajtja e lartcekur ka grumbulluar 100 reagime, 77 komente dhe 3 shpërndarje (shih fotografinë më poshtë).


Hibrid.info kishte trajtuar edhe disa përmbajtje të ngjashme më 18 gusht (shih këtu).


Analiza

Përmbajtja e publikuar në Facebook mund të krijojë përshtypjen se shtesat prej 30 eurosh për fëmijët janë ndalur për të gjithë përfituesit.

Megjithatë, artikulli i bashkangjitur flet për procesin e verifikimit të përfituesve dhe mundësinë e largimit nga skema vetëm të familjeve që nuk i plotësojnë kriteret.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bëjnë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere