Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Përmbajtja pa ndonjë dëshmi, pretendon se Justina Shiroka-Pula ka qenë pjesëtare e UÇK-së.

Është publikuar një deklaratë që pretendon se Justina Shiroka-Pula ka qenë anëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën autori e cilëson si “organizatë terroriste”. Në deklaratë, Shiroka-Pula akuzohet gjithashtu se është pjesë e institucioneve të Kosovës, të cilat autori i cilëson si “organizatë terroriste okupuese”, duke i barazuar ato me UÇK-në.

Përmbajtja është publikuar të mërkurën (7 tetor) në platformën Telegram në kanalin në gjuhën serbe  “Српски Инат – Коридор СБ☧” (shih këtu).

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Përmbajtja pa ndonjë dëshmi, pretendon se Justina Shiroka-Pula ka qenë pjesëtare e UÇK-së dhe e cilëson atë, UÇK-në dhe institucionet e Kosovës si “terroriste”.

Hibrid.info ka hulumtuar pretendimin se Justina Shiroka-Pula ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në biografinë zyrtare të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), ku përshkruhet në mënyrë të detajuar veprimtaria e saj akademike, profesionale dhe publike, nuk përmendet ndonjë anëtarësim apo angazhim i saj në UÇK. Sipas kësaj biografie, pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1976, Shiroka-Pula u punësua në Bankën Popullore të Kosovës në vitin 1977, ndërsa nga viti 1978 filloi karrierën akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Biografia e ASHAK-ut dokumenton gjithashtu aktivitetin e saj pas luftës, duke përmendur angazhimin e saj në shoqërinë civile nga viti 2001, përfshirë themelimin e Rrjetit të Biznesit të Grave Kosovare dhe angazhimet në fushën e barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë. Më tej, dokumentohen funksionet e saj si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011 dhe si deputete në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2011–2014. Edhe në këto të dhëna nuk përmendet ndonjë përfshirje e saj në UÇK.

Po ashtu, hibrid.info ka shqyrtuar edhe të dhënat biografike të publikuara nga Universiteti i Prishtinës. Ato e paraqesin Shiroka-Pulën kryesisht përmes veprimtarisë së saj akademike dhe profesionale, ndërsa nuk ofrojnë të dhëna që e lidhin atë me UÇK-në (shih këtu).


Në pretendimet tjera ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe shteti i Kosovës cilësohen si organizata terroriste, hibrid.info gjeti se ky vlerësim vjen nga autoritetet e Serbisë, të shprehur në komunikime zyrtare të institucioneve serbe dhe në kërkësa si për shembull ajo nga Lista serbe, që Policia e Kosovës të shpallet organizatë terroriste nga Serbia (shih këtu).

Megjithatë, këto cilësime i përkasin qëndrimit zyrtar të autoriteteve serbe dhe nuk përbëjnë një përcaktim juridik të pranuar nga të gjitha shtetet dhe institucionet ndërkombëtare.


Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV-së) subjektit politik që qeveris me vendin dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) që është në opozitë (shih këtu).

Ajo deri dje ishte drejtuese e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Analiza:

Pretendimi se Justina Shiroka-Pula ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk mbështetet nga burimet e shqyrtuara nga Hibrid.info.

Në biografinë zyrtare të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), si dhe në atë të publikuar nga Universiteti i Prishtinës, përshkruhet veprimtaria e saj akademike, profesionale dhe publike, por nuk përmendet ndonjë anëtarësim apo angazhim i saj në UÇK.

Ndërkaq, sa i përket cilësimit të UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës si “terroriste”, Hibrid.info gjeti se kjo gjuhë përdoret nga autoritetet serbe. Megjithatë, ky është një qëndrim i autoriteteve serbe dhe nuk përbën një përcaktim juridik të pranuar në mënyrë universale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere