Të fundit | Osmani nuk e përmendi Radoiçiqin në deklaratën për Hotin Të fundit | Titull çorientues: Pretendohet se Kosova do të mbetet pa rrymë në një datë… Të fundit | Nurmagomedov nuk ka deklaruar se është shqiptar, “Albania Kaukaziane” nuk k… Të fundit | Adriatik Kelmendi nuk është arrestuar Të fundit | Në imazhin e gjeneruar me IA, Kurti paraqitet në një ngjarje ku nuk mori pj… Të fundit | Hibrid.info pjesë e diskutimeve për integritetin e informacionit dhe zbatim… Të fundit | Fotografia e një ushtari estonez është përdorur për ta paraqitur si pjesëta… Të fundit | Mediumi rus pretendon rrejshëm se në Kosovë po bëhet rekrutim masiv i terro… Të fundit | Titulli nuk e specifikon shtetin, ndërsa artikulli pretendon pa fakte se Ho… Të fundit | Interneti po mbushet me përmbajtje të pavlerë të gjeneruar nga inteligjenca…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet është miratuar ky ligj për duhanin

FATBARDH DEMA

Artikulli me titull “Miratohet ligji më i ashpër për duhanin” është publikuar dje (16 janar) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet është miratuar ky ligj.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Meksika ka miratuar një nga ligjet më të forta në botë kundër duhanit. Mund ta pish vetëm në shtëpi tani, askund tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se miratimi i këtij ligji ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/660419/miratohet-ligjii-me-i-ashper-per-duhanin/?fbclid=IwAR1BNuRB1v_ENi9yTMGyoGM–lgMu1wuGg25Wtmnp8IRpf-oAj0tzfO-XHg


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Për shumë qytetarë ky ligj s’ka mundësi zbatimi, por ngaqë qeveria nuk ndalon dot drogën, po ndalon duhanin, shkruajnë mediat meksikane.

Rregulli i vitit 2008 në Meksikë që krijoi zona pa duhan në bare, restorante dhe vendet e punës tani është zgjeruar për të përfshirë një ndalim të plotë në të gjitha zonat publike. Parqet, plazhet, vendet e punës dhe restorantet të gjitha i përkasin kësaj kategorie. Gjithashtu, do të ketë një ndalim të plotë të reklamimit, marketingut dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit, gjë që parandalon shfaqjen e cigareve edhe brenda dyqaneve.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar në mediume të huaja, të cilat kanë raportuar lidhur me miratimin e këtij ligji në Meksikë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me miratimin e ligjit në Meksikë për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ky ligj ka të bëjë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere