Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (5 nëntor) një artikull me titull “Humb jetën 24-vjeçarja në banjën e banesës ku jetonte”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues pas nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Selanik”.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për ndonjë qytetare nga Kosova apo se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/694160/humb-jeten-24-vjecarja-ne-banjen-e-baneses-ku-jetonte/?fbclid=IëAR2Y-rI2htajK-jCvhMIU3BRVnVZtGJgnXaMhq2lVh09A6aDmrTKJ21ts4g


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për një vdekje në Selanik të Greqisë, ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin e huaj “BNN.network” (shih këtu).


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e një 24 vjeçareje në Selanik, por që në titull nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere