Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Sondazh jokredibil mbi kandidatët për kryetar të Vitisë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar më 29 shtator në Facebook nga faqja “Anamorava Lajm” pretendohet se janë nxjerrë rezultatet e një sondazhi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit pas realizimit të një ankete në terren në 19 lokalitete të komunës së Vitisë, me pjesëmarrjen e 1305 qytetarëve.

Në imazhin e postimit, në krye të renditjes figuron kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 39.46%, i ndjekur nga Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 37.55%, Bekim Azizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 15.33% dhe Labinot Bislimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.66%.

Çka nuk shkon me këtë sondazh?

“Anamorava Lajm” është thjesht një faqe në Facebook e cila nuk përfaqëson ndonjë institucion të specializuar për anketime, gjithnjë sipas asaj që Hibrid.info ka arritur të gjejë përmes kërkimit online. Sondazhi ka mungesë kredibiliteti, pasi nuk jepen të dhëna të qarta mbi kohën kur është realizuar anketa dhe periudhën kur janë bërë matjet.


Hibrid.info ka analizuar përmbajtjet e publikuara në këtë faqe dhe ka gjetur një postim të datës 29 gusht, ku ishte ngritur pyetja “Cilin nga kandidatët do ta votoni në zgjedhjet komunale në Viti?”. Ky postim kishte marrë gjithsej 33 komente. (shih këtu)

Më 3 shtator, e njëjta faqe publikoi një tjetër postim, ku paralajmëronte se “Me datë 29.09.2025 nga ora 20:00 publikohet sondazhi i parë për zgjedhjet lokale 2025 për komunën e Vitisë. Në 23 lokalitete në tërë komunën e Vitisë me pjesëmarrje të 1325 qytetarëve. Befasi e madhe, mos e humbisni”.

Ky postim bie ndesh me të dhënat që u publikuan në sondazhin e 29 shtatorit, pasi ka dallime si në numrin e lokaliteteve ashtu edhe në numrin e pjesëmarrësve të anketuar.


Rreth sondazheve

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 


Analiza

Përmes një postimi të publikuar më 29 shtator, faqja në Facebook “Anamorava Lajm” pretendoi se kishte realizuar një anketim në terren në 19 lokalitete të komunës së Vitisë, me pjesëmarrjen e 1305 qytetarëve, nga i cili u publikuan rezultatet e një sondazhi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Megjithatë, “Anamorava Lajm” është vetëm një faqe në Facebook dhe nuk përfaqëson ndonjë institucion të specializuar për anketime, gjithnjë sipas asaj që Hibrid.info ka arritur të gjejë përmes kërkimit online. Përveç kësaj, nuk jepen të dhëna të qarta mbi kohën kur është realizuar anketa dhe periudhën e matjes gjë që e bën këtë sondazh të dyshimtë dhe jo kredibil.

Hibrid.info ka analizuar më herët përmbajtjet e kësaj faqeje dhe ka gjetur se më 29 gusht ishte publikuar një pyetje e thjeshtë “Cilin nga kandidatët do ta votoni në zgjedhjet komunale në Viti?”, e cila kishte marrë vetëm 33 komente.

Më 3 shtator, faqja publikoi një tjetër njoftim ku paralajmëronte një sondazh për 23 lokalitete me pjesëmarrje të 1325 qytetarëve, shifër dhe të dhëna që më pas ndryshuan në postimin e 29 shtatorit. Këto dallime mes postimeve, mungesa e metodologjisë dhe fakti që faqja nuk është institucion profesional tregojnë se sondazhi i publikuar nuk ka besueshmëri dhe nuk mund të konsiderohet matje e saktë e opinionit publik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere