Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se për kryeministrin dhe parlamentin e cilit shtet bëhet fjalë

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (17 gusht) një artikull me titull “E zbulon kryeministri: Në Parlament e kemi një deputet UDB-ash”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, por edhe të rrugës Tetovë-Prizren tha se në Kuvendin tonë ka deputetë të moshuar që vijnë nga radhët e UDB-së”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë ata që të kuptijnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë deputet të parlamentit të Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/685051/e-zbulon-kryeministri-ne-parlament-e-kemi-nje-deputet-udb-ash/?fbclid=IwAR2aXjcTFEBDwvIWG9dkTh09X_BGorHHorEr9fXVwJZnPLzxiqwgtKnqUcA


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumet maqedonase, të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një deklaratë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili thotë se “në parlament e kemi një deputet UDB-ash” por që në titull të artikullit nuk sqarohet se për kryeministrin dhe parlamentin e cilit shtet bëhet fjalë.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për këtë shpërthim, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për donjë deputet të parlamentit të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere