Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk tregon se aksidenti ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Në mbishkrim nuk sqarohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja e raportuar.

Publikohet një imazh me mbishkrimin “E dhimbshme sa s’ka më! Katër të rinj vdesin tragjikisht në aksident”

Përmbajtja në këtë formë është publikuar të hënën (27 korrik) në Facebook, nga faqja me emrin “Gazeta Minuti”.

Çka nuk shkon me mbishkrimin?

Në mbishkrim nuk sqarohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja e raportuar. Përmbajtja e paraqitur në këtë mënyrë, mund të krijojë përshtypjen se lajmi ka ndodhur në vendin tonë.

Faqja që ka publikuar postimin numëron afër 260 mijë ndjekës dhe publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, që kryesisht lidhen me ngjarjet të cilat kanë të bëjnë më Kosovën (shih këtu).

Andaj, përmbajtja e paraqitur në këtë mënyrë, mund të krijojë përshtypjen se lajmi ka ndodhur në vendin tonë.


Kjo përshtypje mbështetet edhe nga komentet e përdoruesve në këtë postim, nga përmbajtja e të cilëve mund të vlerësohet se ka mundësi që audienca ta përceptojë informacionin si nje ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Megjithatë, postimi përmban edhe një vëgëz të një artikulli që ka të njëjtin titull (shih këtu). Në brendësi të përmbajtjes, ndryshe nga titulli, bëhet e ditur vendndodhja e ngjarjes kur thuhet se “Katër persona kanë humbur jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi në Liverpool.”.

Teksti ka një vegëz të një artikulli për ngjarjen, që është publikuar në mediumin në gjuhën angleze “metro.co.uk” (shih këtu). Publikimi i mediumit anglez gjithashtu konfirmon se ngjarja ka ndodhur në Liverpool, të Mbretërisë së Bashkuar.


Në mediat në gjuhën shqipe janë gjetur raportime ku tregohet se në Kosovë për 7 muaj humbën jetën 51 qytetarë në aksidente, me pesë përsona të vdekur vetëm në javën e kaluar (shih këtu).

Rastet e aksidenteve me fatalitet në Kosovë mund të krijojnë një kontekst informativ që ndikon në mënyrën se si publiku interpreton lajme të ngjashme. Për këtë arsye, kur në titull nuk specifikohet vendndodhja e ngjarjes, një pjesë e audiencës mund ta perceptojë atë si të ndodhur në Kosovë.

Analiza

Postimi me mbishkrimin “E dhimbshme sa s’ka më! Katër të rinj vdesin tragjikisht në aksident” është publikuar nga një faqe që zakonisht shpërndan përmbajtje në gjuhën shqipe dhe që lidhet kryesisht me ngjarje nga Kosova.

Megjithatë, pas hapjes së artikullit kuptohet se ngjarja nuk ka ndodhur në Kosovë, por në Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar.

Mungesa e specifikimit të vendndodhjes në mbishkrim ka bërë që një pjesë e përdoruesve ta interpretojnë përmbajtjen si një aksident të ndodhur në Kosovë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere