[email protected]
Titulli përgjithësues nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
shape
shape
shape

Një artikull me titull “Ngrihet alarmi: Po përhapet sëmundja e legjionarëve, 7 të vdekur deri tani” është publikuar sot (26 gusht) nga mediumi online “BotaSot.info”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk e qartëson vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e tekstit kur thuhet se “Polonia së fundmi po përballet me përhapjen e sëmundjes së legjionarëve në qytetin Zeszów ku deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe janë infektuar 76 të tjerë”.

Duke parë se portali në fjalë është në gjuhën shqipe, i regjistruar në Kosovë (shih këtu), si dhe në bazë së të dhënave në faqen e mediumit në Facebook (këtu), ku shihet se ndjekësit e faqes janë kryesisht shqipfolës, kjo pa qartësi e vendndodhjes së ngjarjes në titull, lë të nënkuptojë se ajo ka ndodhur në një nga hapësirat shqipfolëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/2043235/ngrihet-alarmi-po-perhapet-semundja-e-legjionareve-7-te-vdekur-deri-tani/?fbclid=IwAR2-cr_XP2uuDkfhPa5g-lCe0kfnOHOZJ3-m643LfR8x3b2Tt3dVzIR2bwM


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në qytetin Zeszów të Polonisë, hibrid.info e ka gjetur artikullin e raportuar edhe në disa media të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se gazeta online “Bota Sot” ka publikuar një artikull lidhur me vdekjen e 7 personave në Poloni pas infektimit me bakterin Legionela, i cili rritet në ujë ose në kondicionerë dhe shkakton probleme serioze në frymëmarrje.

Mediumi në fjalë nuk e ka qartësuar në titull vendin se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »