[email protected]
Në titull nuk qartësohet se qytetarët e cilit vend do të marrin paratë e bonusit për energji
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (23 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “Sërish bonus për energji, 200 euro për familje”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e qartëson se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë.

Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një bonus prej 200 euro për rreth 650 mijë familje që jetojnë në Vjenë, Qeveria e kryeqytetit austriak do të ndajë edhe në vitin 2023”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një bonus prej 200 euro për rreth 650 mijë familje që jetojnë në Vjenë, Qeveria e kryeqytetit austriak do të ndajë edhe në vitin 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo u njoftua të martën nga Këshilltari Bashkiak për Çështjet Ekonomike, Peter Hanke dhe Këshilltari Bashkiak për Çështjet Sociale, Peter Hacker. Shuma e bonusit të energjisë mbetet e njëjtë. “Kjo do të thotë: 200 euro për rreth 650,000 familje”, tha Hanke, raportojnë mediat austriake


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/665345/serish-bonus-per-energji-200-euro-per-familje/?fbclid=IwAR0ArVqnOY1gmqPZ3voP2A0Jz8o11SRQfkG6gU3fn3uDm9F5VCt2HC5U7cE


Mos qartësimi në titull se në cilin vend është marrë një vendim i tillë, ka lënë hapësirë për keqinformim. Kjo është kuptuar në bazë të komenteve të bëra nga lexuesit në këtë artikull. (shih fotografinë më poshtë)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se vendimi për bonus në energji është marrë nga autoritetet në Vjenë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi austriak “Vindobona.org”. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me Vjenën e Austrisë. Autoritetet e këtij qyteti kanë vendosur që rreth 500 mijë familjeve t’u japin bonus prej 200 euro për energji, ndërsa në titull nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others