Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (21 gusht) artikullin me titull “Ngrihet alarmi/ U infektuan nga mushkonjat me virusin e Nilit, ndërrojnë jetë tre persona”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Pasi të klikohet vegëza e artikullit, atëherë qartësohet në përmbajtje, ku shkruan “Tre persona kanë vdekur pasi u infektuan me virusin e Nilit Perëndimor nga pickimi i mushkonjave në Rumani”.

Duke u bazuar në seksionin “Kontakt” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/ngrihet-alarmi-u-infektuan-nga-mushkonjat-me-virusin-e-nilit-nderrojne-jete-i606716?fbclid=IwAR1nza1EIfqYLcFK08GV3BuPQN0HLO9-zvqQGoW5-8fleSxfS0Ipknp_cjQ


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se vdekja e tre personave si pasojë e infektimin nga mushkonjat me virusin e Nilit ka ndodhur në Rumani, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar lidhur me këtë ngjarje në disa media të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “sot.com.al” ka publikuar një artikull lidhur me vdekjen e tre personave në Rumani, si pasojë e infektimit nga mushkonjat me virusin e Nilit, por në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere