Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Selmanaj nuk ka thënë “Albin Kurti më mirë di të flas serbisht sesa shqip”

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “lajme24h” ka publikuar një video më 16 shkurt me pretendimin se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se “ ALBIN KURTI MË MIRË DI TË FLAS SERBISHT SESA SHQIP”.

Videoja është shkëputur nga intervista e Selmanajt dhënë më 14 shkurt për emision A23, në kanalin televiziv “ATV”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se, Selmanaj në këtë intervistë nuk e thotë që Kurti më mirë di të flasë serbisht sesa shqip.

Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lajme24h”:

https://www.tiktok.com/@lajme24h/video/7200394431550229766?fbclid=IwAR31tzwiOxFvO-WTQUe3ja0fZ9V1iaBouoV-b1HbIhE9NfYEj0CqYshCTM0&is_from_webapp=1&web_id=7140940785209574917

Ky video-material i publikuar nga kjo llogari ka grumbulluar qindra komente (222), si dhe është shikuar afër 14 mijë herë.


Pretendimi se Selmanaj ka thënë që Kurti fletë më mirë serbisht sesa shqip, nuk vërtetohet në video.

Në emisionin A23 të datës 14 shkurt në ATV në minutën 20, Selmanaj thotë: “Së fundmi më tepër po e shoh (Albin Kurtin) studio televizive në gjuhën serbe duke dhënë intervista se sa në gjuhën shqipe. Nuk e di ka është gjithë kjo dashuni për këtë gjuhë dhe për këtë qasje.” (këtu)

Pra, siç mund të kuptohet nga materiali i këtij emisioni, i publikuar në YouTube, Selmanaj nuk ka thënë që Kurti flet më mirë serbisht sesa shqip, por ai deklaron se “Kurti më shumë intervista po jep në gjuhën serbe se sa shqipe”.


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “lajme24h” ka publikuar një video me pretendimin se deputeti I LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se “ ALBIN KURTI MË MIRË DI TË FLAS SERBISHT SESA SHQIP”.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere