Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Konflikti Izraelo-Palestinez: Pretendimet false dhe mashtruese

HIBRID

Ndërsa konflikti Izrael-Palestinez është përshkallëzuar, postimet që përmbajnë pretendime mashtruese ose false janë shpërndarë gjerësisht në internet ditët e fundit.

Seksioni për kontroll të fakteve në BBC, ka trajtuar shembuj të keqinformimit nga të dy palët që kanë provokuar debate të forta në mediat sociale.

Video ku paraqiten raketa të lancuara, është nga Siria dhe jo nga Gaza

This footage is actually video of fighting in Syria

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndau një video në Twitter për të cilën ai pretendoi se shfaqte pjesëtarë të grupit të Hamasit, duke qëlluar me raketa ndaj Izraelit “nga zonat e populluara”.

“1/3 e këtyre 250 raketave ra brenda Rripit të Gazës, duke vrarë palestinezë”, shkroi në Twitter Ofir Gendelman.

Por videoja u konstatua se është e vjetër dhe se pamjet janë nga Siria, jo nga Gaza.

Ajo u mor gjatë një operacioni të qeverisë Siriane kundër grupeve rebele në qytetin e Deraa në 2018.

Twitter e etiketoi cicërimën si “media të manipuluara”, duke shtuar, se në këtë vlerësim ishte bazuar nga kontrolluesit e fakteve.

Pas kritikave, Z. Gendelman fshiu cicërimën.

Tweet-at virale nga “forcat izraelite” duke thënë se “Ne thjesht duam vrasjen” dhe “Sapo bombarduam disa fëmijë”, janë të rreme

Disa përdorues të Twitter kanë shpërndarë postime duke pretenduar se janë pamje nga llogaria e “Forcave të Mbrojtjes së Izraelit” (IDF) në Twitter me mbishkrimet: “Ne thjesht duam vrasjen” dhe “Sapo bombarduam disa fëmijë”.

Këto pamje ekrani janë falsifikime të cilat mund të bëhen duke përdorur vegla falas në dispozicion në internet, që bëjnë ndërhyrje në fotografi dhe video.

IDF nuk i bëri këto deklarata në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter ose diku tjetër.

Llogaria nga e cila, me sa duket, buruan tweet-et e rreme, tregon prirje të forta pro-palestineze, anti-izraelite dhe pretendimet se po shkruajnë satirë.

Video që shfaq një funeral të rremë në Gaza

Jordanian pranksters are being passed off as a 'fake' funeral in Gaza

Disa ndikues izraelitë në media sociale, shpërndanë një video duke pretenduar se ajo tregonte se si palestinezët po mashtronin duke pretenduar se po paraqesin një ceremoni funerali për një individ të supozuar si të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza – në mënyrë që të tërheqin simpatinë globale.

Në video, e cila ishte shpërndarë gjithashtu nga një këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, një grup adoleshentësh mbajnë mbi supe atë që duket si një trup i mbuluar me një qefin.

Sapo dëgjojnë zhurmën e sirenave, ata e lënë trupin në tokë dhe ikin. I lënë vetëm, trupi i supozuar gjithashtu ngrihet dhe ikën.

Gjetëm të njëjtën video të postuar në Mars të vitit 2020, me raporte në atë kohë që sugjeronin se ajo tregonte një grup djemsh në Jordan duke u përpjekur të shmangnin kufizimet e rrepta të Covid-19 duke pretenduar të mbanin një funeral.

Klipi u nda nën thurjen (hashtagun) “Palywood” [Hollywood Palestinez] qindra herë nga përdoruesit pro-Izraelitë në platformat kryesore të mediave sociale.

Kjo video nuk shfaqë pamje të djegies së xhamisë “Al Aksa”

Misleading footage claimed that al-Aqsa mosque was on fire

Disa përdorues pro-palestinezë ndanë një video të cilën ata pretenduan se shfaqte pamje të xhamisë al-Aksa në Jerusalemin Lindor në flakë, duke akuzuar Izraelin për “lejimin e xhamisë al-Aksa të digjej”.

Video është e vërtetë, por pamjet shtesë nga kënde të tjera e bëjnë të qartë se një pemë afër xhamisë kishte marrë flakë, jo xhamia vetë.

Kompleksi i xhamisë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i tempullit.

(Artikullin e plotë në anglisht mund ta gjeni në vegëzen e BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere