Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vaksinat anti-COVID nuk e ulin fertilitetin (mbetjen shtatzënë) te gratë

HIBRID

A ndikojnë vaksinat COVID-19 në shanset e mia për shtatzëni?

Jo, nuk ka dëshmi se ndonjë vaksinë, përfshirë vaksinat COVID-19, ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë, pavarësisht mitit të shpërndarë së fundmi, ku pretendohet e kundërta, shkruan Associated Press.

Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë arsye biologjike që dozat e vaksinave të ndikojnë në plleshmërinë e njerëzve. Dhe dëshmitë e botës reale ofrojnë më shumë siguri për këdo që shqetësohet për shanset e tyre për të mbetur shtatzënë: Në studimin e Pfizer, thuhet se numri i grave të vaksinuar që mbetën shtatzënë, ishte njëjtë me numrin e atyre që nuk morën vaksinën.

Hulumtuesit kanë filluar të studiojnë raporte anekdotike të ndryshimeve afatshkurtra në periudhat pas vaksinës, por nuk ka asnjë indikacion deri më tani që vaksinimi të vënë në rrezik fertilitetin, tha Dr. Mary Jane Minkin, një gjinekologe dhe profesore në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Yale në SHBA.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe grupet obstetrike rekomandojnë gjithashtu vaksinimin me vaksinat COVID-19 për gratë shtatzëna, të cilat kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda nëse infektohen me koronavirus. Hulumtimet tregojnë se shtatzënat që marrin virusin kanë më shumë gjasa të shtrohen në kujdes intensiv, të marrin ventilim invaziv dhe të vdesin, sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk janë shtatzënë.

CDC gjithashtu ndoqi dhjetëra mijëra gra shtatzëna që morën vaksinat dhe zbuluan se kishin rezultate të krahasueshme të shtatzënisë me gratë shtatzëna para pandemisë.

“Pra, pavarësisht nëse jeni duke menduar të bëheni prindë, duke u përpjekur për të mbetur me barrë ose duke kaluar trajtime të fertilitetit, nuk duhet të vononi vaksinimin”, thotë Dr Denise Jamieson, kryetare e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory.

(artikulli i plotë në Associated Press)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere