Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet fotografia e snajperistit të ushtrisë gjermane, me pretendimin të paraqitet si pjesëtar i Policisë së Kosovës

FESTIM RIZANAJ

Portalet informative “Kosovapost.net” dhe “Gazeta Mejdani” kanë vazhduar ta publikojnë në rrjetet sociale fotografinë e snajeperistit të ushtrisë gjermane me pretendimin se është i njësisë speciale të Kosovës, i cili ka marrë pjesë gjatë aksionit të armatosur ndaj sulmuesve serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Portali informativ “kosovapost” në faqen e tyre në Facebook e kanë publikuar me mbishkrimin “Sekuencë nga e diela e kaluar❤️” duke nënkuptuar ditën e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Ndërsa, portali informativ “Gazeta Mejdani” në faqen e tyre në Facebook fotografinë e ka publikuar me përshkrimin, “Polici i Kosovës në tetik. Sypatrembur e me armën më të sofistikuar në duar. A e dini ju se në këtë vend ka fytyra publike, njëri prej tyre pa u turpëruar pati dalë para kamerave duke thënë se policia jonë s’kanë armë por i shfrytëzojnë ato që i sekuestrojnë gjithandej nëpër Kosovë….!!!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se personi në fotografi nuk është snajperist nga ndonjë njësi e Policisë së Kosovës, por i njëjti është pjesëtar i ushtrisë gjermane. (këtu)


Vegëzat e postime nga “kosovapost.net” dhe “Gazeta Mejdani” në Facebook:

https://www.facebook.com/kosovapost16/posts/pfbid0k7VBaEmkC71VxNxaSitKQ5rH96Bx4erLjDqNS9Gi9vyv6ojGjHoGFRiQkZfy3dKHl

https://www.facebook.com/GazetaMejdani/posts/pfbid0trDnMP6uzBPrYKxLJfp3SLz9UynaymtVpKAg8hJVP2KNv8AwHtcEhYDZPsjZRVCTl

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë dhe vërtetojë se snajperisti në fotografi është pjesëtar i ushtrisë gjermane.

Fotografia e njëjtë është gjetur e publikuar në vitin 2020 në disa mediume të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portalet informative “Kosovapost.net” dhe “Gazeta Mejdani” kanë vazhduar ta publikojnë fotografinë e snajperistit të ushtrisë gjermane me pretendimin se ai pjesëtar i njësisë speciale të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere