Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq pretendon pa fakte se pagesa e rrymës në veri është bërë nga Serbia

HIBRID

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar dje (19 janar) se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke gënjyer kur thotë se energjia elektrike nuk është paguar në komunat e veriut të Kosovës.

Tutje Pektoviq ka thënë se shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë i ka paguar kompania e Rrjetit të Energjisë Elektrike të Serbisë (EMS), por pa ofruar asnjë fakt që e mbështetë pretendimin e bërë.

Pjesë të komunikatës së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të përkthyera në shqip:

Absolutisht çdo kilovat rrymë e konsumuar gjatë gjithë këtyre viteve është paguar siç duhet, sepse Beogradi zyrtar dhe EPS-ja kanë paguar energjinë elektrike, që ka ardhur në katër komuna në veri të Kosovës, përmes sistemeve të transmetimit EMS deri në fillim të vitit 2021.

Pra, bëhet fjalë për energjinë elektrike të Republikës së Serbisë, përmes së cilës, Beogradi e furnizoi veriun e Kosovës, që nga momenti kur Prishtina, para një dekade, ia ndërpreu furnizimin me energji elektrike veriut, gjë që mund të çojë në një katastrofë humanitare.  

Vegëza e komunikatës së bërë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

http://www.kim.gov.rs/lat/v4631.php


Komunikata e kësaj zyre është publikuar edhe në disa media në gjuhën serbe nga Serbia e Kosova (shih shembuj këtu, këtu dhe këtu) dhe disa në gjuhën shqipe (shih shembuj këtu dhe këtu).


Ky reagim i Petkoviqit vije pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të bërë dje gjatë një konference për media në Qeveri, rreth tarifave për pagesë të energjisë elektrike. Gjatë kësaj konference Kurti kishte thënë se konsumi i energjisë elektrike në rajonin e veriut të Kosovës të banuar me serbë, nuk paguhet fare (shih këtu).


Pretendim të njëjtë kishe bërë kohë më parë (24 nëntor 2021) edhe zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe Ministrja e Energjisë, Zorana Mihajloviq, e cila ishte shprehur se vendimi i KOSTT në Kosovë për të mos mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për komunat veriore është presion mbi serbët.

Mihajloviq kishte pretenduar pa fakte se ky vendim ishte, siç është shprehur, “një tjetër gënjeshtër dhe një komplot i organizuar kundër popullit serb në Kosovë, dhe se borxhi prej 17 milionë eurosh që KOSTT ka raportuar deri në dhjetor 2020 nuk është i vërtetë, pasi sipas saj, deri në dhjetor të vitit 2020, furnizimi i veriut ka ardhur direkt nga Serbia”.

Por pretendimet e bëra nga udhëheqësit e lartë në Qeverinë e Serbisë ishin kundërshtuar nga KOSTT. Kryesuesi i bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, në mbledhjen e 24 janarit kishte thënë:

Nga 2017-ta për pagesën e rrymës në katër komunat veriore shuma totale është 27 milionë e 806 mijë euro ku 10 milionë euro kanë qenë nga Qeveria e Kosovës ndërsa mbi 17 milionë janë paguar nga KOSST-i.

Vegëza e KOSTT:


hibrid.info e kishte trajtuar këtë pretendim edhe gjatë asaj kohe duke e vlerësuar si “Përmbajtje të pa verifikuar” (shih këtu).


Analiza:

Petar Petkoviq ka bërë akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke i quajtur deklaratat e tija se në veri të Kosovës nuk paguhet për konsum të energjisë elektrike si gënjeshtra. Mirëpo ky reagim i Petkoviqit nuk mbështetet në asnjë fakt. Për më tepër, pretendimet e tilla nga zyrtarët e lartë serbë, ishin hedhur poshtë me fakte nga KOSTT.

Në këtë rast, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Pektoviqit si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere