Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vdekja e personit që u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit, e pakonfirmuar

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen artikuj ku pretendohet për vdekjen e një personi 33 vjeçar, i cili thuhet se u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të dielën (27 korrik) nga mediat si: “lajmi.net”, “demokracia.com” dhe “gazetademos.com”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se, ndonëse dyshohet për vdekjen e personit në fjalë, ajo ende nuk është konfirmuar, pasi Policia e Kosovës dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Sipas Ligjit për Shëndetësinë, në pikën 1 të nenit 82, thuhet se: “Për çdo qytetar që supozohet i vdekur duhet të konstatohet vdekja nga ana e mjekut” (shih këtu).

Megjithatë, artikujt me pretendimin e trajtuar, si burim kanë një deklaratë të shefit të operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza. Në citimin e deklaratës, thuhet se Fejza është shprehur se “një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më”, por nuk ka konfirmuar vdekjen e tij, duke shtuar më pas se personi në fjalë ende nuk është gjetur.

Deklarata e Petrit Fejzës:

Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësit policore dhe emergjenca si dhe janë thirrë njësia e zhytësve”.

I njëjti gjatë deklarimit të tij, thuhet se është shprehur se ende nuk është gjetur 33 vjeçari, duke e konfirmuar me fjalët “Deri në këtë moment jo”.

Në po të njëjtën ditë, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë një postim në llogarinë e tyre në Facebook, ku thuhet se janë angazhuar në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur (shih këtu).

Postimi i plotë i Shoqatës e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim:

OPERACION – Kërkim në Liqenin e Ujmanit Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë.”

Ndërsa në raportin fillestar të Policisë së Kosovës, të cilin hibrid.info e ka hasur të publikuar në media të hënën (28 korrik), bëhet e ditur se ende po vazhdojnë kërkimet për viktimën që ishte futur në liqenin e Ujmanit dhe dyshimet ekzistojnë se ai ka vdekur. Në raportin 24 orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” (shih këtu).

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

“Zubin Potok 27.07.2025-14:25. Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën”.

Megjithë dyshimet për vdekjen e 33 vjeçarit nga ky rast, në deklaratat e Fejzës dhe në njoftimin e Policisë mungon konstatimi i mjekut, si person përgjegjës për konfirmimin e vdekjes sԹ personit në fjalë. E gjitha kjo, pasi që kërkimet për të ende po vazhdojnë.

Analiza:

Pretendimi për vdekjen e 33-vjeçarit, pasi u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit, nuk është i konfirmuar.

Edhe pse ka dyshime, vdekja e tij nuk është konstatuar nga ndonjë mjek dhe kërkimet për gjetjen e tij ende po vazhdojnë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere