Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mashtrime për ofrim kredie

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen përmbajtje me pretendime se ofrohen mundësi për kredi.

Pretendimi është publikuar më 9 dhjetor me anë të dy postimeve të sponsorizuara në Facebook, nga një faqe me emrin “Time For Change” duke përdorur imazhe të cilat kanë të integruar një vegëz, ku edhe mund të klikohet (këtu dhe këtu).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se as në faqen që e ka publikuar postimin e as në vegëzën e bashkangjitur postimeve, nuk ofrohet mundësia e pretenduar.


Në njërin nga postimet mund të lexoni komente, nga mund të vlerësohet se audienca mund ta lexojë informatën si të mirëqenë.

Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë informacion mbi institucionin financiar, që ofron mundësinë në fjalë. Në hapësirën e faqes shihen disa opsione të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk është se ofrojnë konkurse, e aq më pak në gjuhën shqipe.

Kredibiliteti i domeinit të kësaj ueb-faqe po ashtu është verifikuar përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scam-detector.com”, ku tregohet se ueb-faqja e kontrolluar mund të jetë mashtrim.

Ndërsa, hibrid.info ka kontrolluar edhe faqen e cila ka publikuar pretendimin, në kohështrirjen e së cilës është vërejtur numër i vogël postimesh.

Në të dhëna tregohet adresa e këtij biznesi të dedikuar për marketing, që tregon se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa në të dhënat për menaxhimin e faqeve në Facebook, është gjetur se personat që menaxhojnë me këtë faqe, janë nga Ukraina.


Tjetër fakt çka e bën të dyshimtë përmbajtjen është se emri i kësaj faqeje nuk figuron në listën e institucionet financiare të licencuara në Kosovë.


Analiza:

Përmbajtja që pretendon se ofron mundësi për kredi, është mashtruese.

Publikuesi i përmbajtjes është i dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere