Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e një vajze të sëmurë nga kanceri, për të cilën kërkohet ndihmë financiare, është mashtrim

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku kërkohet ndihmë financiare për trajtimin e një vajze që pretendohet se është e sëmurë nga kanceri.

Videoja është publikuar më 2 korrik (e mërkurë), nga një faqe në Facebook me emrin “Së bashku për një të nesërme të re”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i lartpërmendur është mashtrim.

Bëhet fjalë për një postim ku pretendohet se një grua me emrin Natalia dhe bashkëshorti i saj Andrej kanë një vajzë të vogël, e cila shfaqet në pamjet e videos, me emrin Sofia. Kjo e fundit thuhet se iu është nënshtruar 27 trajtimeve të kimioterapisë.

Hibrid.info ka hulumtuar për këtë video me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID” dhe ka gjetur se e njëjta është shpërndarë edhe në gjuhë të tjera, me të njëjtin rrëfim (shih këtu).

Të gjitha këto postime kanë në fund të bashkangjitur të njëjtën vegëz (shih këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar edhe këtë vegëz. Domeni i faqes (get.sunshineforkids.com), përdor subdomenin (“get.”) me një strukturë të gjatë të URL-së. Në tekst janë përdorur fjalë emocionale si “Nuk dua të vdes”, ndërsa në pjesën e poshtme të faqes nuk duket qartë asnjë informacion i verifikueshëm për organizatën, si adresa fizike, dokumentacioni zyrtar apo certifikata bamirësie.

Pas kontrollit me anë të dy platformave (ScamAdviser dhe ScamDoc) për vlerësimin e domain-it të uebfaqeve, rezultatet kanë treguar se përmbajtja e kësaj vegëze mund të jetë e dyshimtë (shih këtu dhe këtu).

Gjithashtu, në platformën ndërkombëtare për vlerësimin e bizneseve nga konsumatorët, TrustPilot.com, disa përdorues që kanë ndarë përvojat e tyre me faqen “get.sunshineforkids.com” kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë një mashtrim (shih këtu).

Hibrid.info gjeti se “www.sunshinekids.org” është uebfaqja zyrtare e The Sunshine Kids Foundation, një organizatë bamirëse e që ofron aktivitete dhe mbështetje emocionale për fëmijët që trajtohen për kancer në spitalet e Amerikës së Veriut.

Faqet tjera që kanë emër të ngjashëm me këtë fondacion, mund të jenë mashtruese dhe kërkojnë donacione pa ofruar informacion të qartë ose aktivitete të verifikueshme.

Hibrid.info kontrolloi edhe faqen në gjuhën shqipe në Facebook, e cila publikoi videon e trajtuar në këtë artikull. Në këtë faqe të gjitha postimet kanë të bëjnë me kërkimin e donacioneve për fëmijën që shfaqet në video. Përveç vegëzës së ndarë në postim, tek seksioni i të dhënave nuk ka informacione për veprimtarinë e faqes. Ajo është krijuar në prill të këtij viti, kurse vendndodhjet e personave që menaxhojnë me të janë Izraeli dhe Portugalia.

Analiza:

Kërkesa me anë të një videoje, për ndihmë financiare për trajtimin e një vajze të sëmurë nga kanceri, është e dyshimtë.

Videoja është shpërndarë në shumë gjuhë me të njëjtin rrëfim, kurse faqja e donacioneve nuk ka informacion të verifikueshëm dhe vlerësimet e pavarura tregojnë se ajo mund të jetë një skemë mashtruese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere