Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtje të rreme që pretendojnë se ofrojnë kredi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Dy vegëza në formë imazhi janë gjetur të publikuara, me anë të cilave pretendohet se faqet e paraqitura ofrojnë kredi.

Këto vegëza janë publikuar nga faqet “Cash Loan Center” (15 prill) dhe “2024 Quick Loans” (19 prill), në Facebook.

Por, të dy këto faqe, pas klikimit, nuk mundësojnë shërbimin që pretendojnë se e ofrojnë.


Vegëzat e publikuara në formë fotografie nga faqet “Cash Loan Center” dhe “2024 Quick Loans” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0UqUaCS6aMnh562BvYoCigSxM1dCagdzbxoLkJiwJx9xL5DzWf6xKoTY2K17u7VSrl&id=61558497030086

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0obs6fTRcL841wELa1QGCKbEs1a2GrVqhWNq4jPdHuiBDWRFsLVYbqJHKDsYQVbHNl&id=61558416144793


Të dy këto përmbajtje janë gjetur të publikuar të sponsorizuara nga faqet në fjalë, që nënkupton se në rast të vizitës së këtyre dy faqeve në Facebook, publikimet në fjalë, nuk mund t’i gjeni (shih këtu dhe këtu).

Të dy faqet, ndonëse kanë publikuar përmbajtje të sponsorizuara, nuk kanë publikime të tjera në Facebook, si dhe u mungojnë informacionet rreth veprimptarisë së tyre.

Informacionet rreth veprimtarisë nuk hasen as në ueb-faqet e paraqitura në vegëzat e publikuara. Pas kontrollit të ueb-faqeve të paraqitur në vegëza, hibrid.info ka gjetur se seksionet të cilat përbëjnë hapësirat e ueb-faqeve, në shumicën e rasteve, pas klikimit, shfaqin vegëza të faqeve të jashtme.


Po ashtu edhe nga rezultatet e kërkimit të bërë në listën e Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), nuk janë gjetur ndërmarrje që mbanë këto emra.


Analiza:

Postimet e sponzorizuar të publikuara në Facebook, me anë të cilave pretendohet se ofrohen mundësi për kredi, janë të rreme.

Hibrid.info ka vërejtur se publikimet, pas klikimit nuk shfaqin mundësinë e pretenduar. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere