Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka konfirmuar se energjia elektrike në veri nuk do të paguhet më nga Qeveria

HIBRID

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull me titull “Kurti e konfirmon se rryma e veriut nuk do të paguhet më nga Qeveria”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi Kurti në asnjë rast nuk ka konfirmuar se rryma në veri nuk do të paguhet më nga Qeveria.

Kryeministri Kurti mbrëmë (24 mars) ishte i ftuar në emisionin DESKU në KTV, ku kishte folur edhe për çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit. Ai ndër të tjerash kishte deklaruar se nuk dihet si përfundon ky version por se, siç është shprehur, një situatë e tillë s’mund të vazhdohet pafundësisht.

Pra, Kurti nuk ka konfirmuar një gjë të tillë, pra nuk ka ndonjë vendim zyrtar që ndërprenë pagesën e energjisë elektrike në atë pjesë të Kosovës, nga ana Qeverisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.com/kurti-e-konfirmon-se-rryma-e-veriut-nuk-do-te-paguhet-me-nga-qeveria/?fbclid=IwAR12ia5Al94Po5rgGWnNmSXXhxrxZ29QF_8kjvvYH9P4r0zBGqVUEzRRjOo
https://gazetademos.com/kurti-e-konfirmon-se-rryma-e-veriut-nuk-do-te-paguhet-me-nga-qeveria/?fbclid=IwAR12ia5Al94Po5rgGWnNmSXXhxrxZ29QF_8kjvvYH9P4r0zBGqVUEzRRjOo

Kryeministri Kurti ka shtuar se nuk di versione tjera që qojnë në zgjidhjen e këtij problem, përveç atij të shkyçjes së energjinë elektrike pjesës veriore.

Pjesë nga deklarata e Kurtit në emision DESKU në KTV:

Një version është që veriut të ia shkyqim energjinë elektirike në Mitrovicë, ende nuk e dimë si përfundon, por edhe kështu pafundësisht nuk mund të vazhdojë.

Ne dëshirmojë që gjithcka të zgjidhjet në mënyrë paqësore dhe me marrëveshje.

Jemi duke i dhënë shansë marrëveshjes për cështjen e energjisë në Veri e cila na dhemb më së shumti.

Deklaratën e plotë të Kurtit lidhur me çështjen e energjisë elektrike në veri mund ta gjeni këtu nga minuta 1:05:27.


Analiza:

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një deklaratë të Kurtit lidhur me çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.

Por këtij artikulli i ka vënë titull dezinformues me pretendim jo të saktë se kryeministri ka konfirmuar se më nuk do të paguhet energjia elektrike në veri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere