Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq nuk ka paralajmëruar se vizitën në Fushë Kosovë do ta bëjë “të mërkurën”

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Vuçiq do ta vizitojë të mërkurën Fushë Kosovën dhe do të mbajë fjalim aty”.

Hibrid.info pas kontrollimit të fakteve ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka thënë se të mërkurën do ta vizitojë Fushë Kosovë, por se shpreson që këtë ta bëjë deri në fund të verës.

Vuçiq ditë më parë, gjatë raportimit para deputetëve për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, tha se në Fushë-Kosovë më nuk ka ngelur asnjë serb.

“Zotëri presidenti jonë tha se nuk ka asnjë serb në Fushë-Kosovë, por ka. Dhemb ajo që kemi dëgjuar, unë nuk e di kush po ia jep këto informata, por realiteti është krejt ndryshe. Ka dhe do të ketë”, ka thënë Mirjana Markoviq për Radio Kim.

Pra, nuk është e vërtetë që Vuçiq këtë vizitë do ta bëjë të mërkurën, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “readkoala.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/29/vuciq-do-ta-vizitoje-te-merkuren-fushe-kosoven-dhe-do-te-mbaj-fjalim-aty/?fbclid=IwAR2dKuufxzNt4Aq8fLqZwr8JtBSYEjOii7pP6VEB2eVP0rm65-a9FtrvCM4

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar nga portali “botasot.info”, i cili është ripublikuar nga portali i dyshimtë “readkoala.com”, por me titull të sajuar.

https://www.botasot.info/lajme/1616867/cmenduria-e-vuciqit-paralajmeron-vizite-ne-fushe-kosove/

“Po, natën e kaluar kam shkëmbyer mesazhe me serbë nga Fushë Kosova, janë 45 të tillë, ata thonë se ka edhe 15 të tjerë në një grup, qoftë i përkasin Bresjes apo Fushë Kosovës, nuk ka rëndësi … Kur jam gabim , nuk është e vështirë për mua ta them atë. Unë do ta korrigjoj atë me punën time, përpjekjen dhe luftën për ta,” tha ai, duke shtuar se shpresonte të vizitonte serbët në Fushë Kosovë, Bresje dhe Uglarë deri në fund të verës, raporton “rs.n1info.com”.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në portalin serb “rs.n1info.com”:

https://rs.n1info.com/vesti/vucic-pogresio-sam-za-srbe-u-kosovu-polju-kurtija-ne-pominjem-na-vidovdan/

Analiza:

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull rreth një vizite të mundshme të presidentit serb Vuçiq në Fushë Kosovë.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë ka pretenduar rrejshëm se një gjë e tillë pritet të ndodhë të mërkurën (nesër), ndërsa në tekst thuhet se ai shpreson që këtë vizitë ta realizojë gjatë fundit të verës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere