[email protected]
Wikipedia të shqetësuar për dezinformatat rreth klimës
shape
shape
shape

BBC ka arritur të identifikojë disa faqe të Wikipedia-s në gjuhë të ndryshme, të cilat po promovojnë teori konspirative dhe po bëjnë pretendime mashtruese për ndryshimin e klimës.

Një numër, duke përfshirë disa në suahilisht, kazakisht dhe bjellorusisht, sugjerojnë se shkencëtarët janë të ndarë rreth shkaqeve të tij.

Një përfaqësues i Fondacionit Wikimedia, i cili drejton Wikipedia, tha se ata ishin “të shqetësuar” nga gjetjet dhe nevojiteshin më shumë redaktorë vullnetarë.

Shkrimi “ndryshimi i klimës” në Wikipedia kineze rendit aktivitetin diellor si një nga shpjegimet e mundshme për rritjen e temperaturave në mbarë botën sot.

Teori të tjera gjerësisht të kundërshtuara të listuara në këto publikime të rreme, përfshijnë pretendime të pabaza për shfaqjen e një qeverie totalitare botërore dhe lidhjen e thirrjeve për veprim klimatik me interesat e fshehta financiare.

Në Wikipedia kroate, më shumë se një e treta e faqes për ngrohjen globale i kushtohet vënies në pikëpyetje shkencës së ndryshimeve klimatike, duke nxitur gjithashtu pikëpamje konspirative.

Informacion i keq

“Kjo më shqetëson shumë”, tha strategu i lartë i programit të Fondacionit Wikimedia, Alex Stinson. “Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë njerëz të përfshirë në këtë projekt”.

Wikipedia botohet në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme, secila me përmbajtjen e saj origjinale dhe redaktorë vullnetarë.

E hapur për këdo që ka një lidhje interneti për të modifikuar, cilësia e përmbajtjes së saj varet tërësisht nga ata vullnetarë.

Më shumë vullnetarë në gjuhë të ndryshme do të ulnin shanset e teorive të konspiracionit dhe informacioneve të këqija që mbeten në faqe, tha Stinson.

Screenshot from the English Wikipedia article on climate change

Yumiko Sato, një shkrimtare japoneze me bazë në SHBA, e cila ka hetuar dezinformatat në platformë, tha: “Wikipedia funksionon vetëm nëse komuniteti i redaktimit është i madh dhe i larmishëm”.

E nisur në vitin 2001, enciklopedia online është një nga faqet e internetit më të vizituara në botë.

Versioni në gjuhën angleze, më i madhi, ka më shumë se 40,000 përdorues që e modifikojnë atë në mënyrë aktive çdo muaj.

Faqet e saj të ndryshimeve klimatike kanë një grup redaktorësh vullnetarë të përkushtuar që monitorojnë në mënyrë aktive për çdo shenjë informacioni të keq ose pseudoshkencë.

Por e njëjta gjë nuk vlen për shumë nga faqet në gjuhë të tjera përveç anglishtes.

Në më shumë se 150 gjuhë, më pak se 10 persona në muaj redaktojnë rregullisht çdo faqe.

“[Këto versione] janë shumë më të vogla dhe nuk kanë diversitet editorial, kështu që i bën ata të prekshëm ndaj manipulimit”, tha zonja Sato.

(Artikulli i plotë në anglisht në BBC)

Share With Others