Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Xhaka mohon pretendimet e disa mediave serbe

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe dje dhe sot (2-3 dhjetor) kanë publikuar artikull me pretendimin se futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, ka veshur fanellën me mbishkrimin “Jashari” duke aluduar në komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin për t’i provokuar serbët.

Xhaka këtë veprim e bëri as ndeshjes së kombëtares së Zvicrës me atë të  Serbinë në kuadër të kampionatit botëror “Katar 2022”.

Artikujt e publikuar në gazetat në gjuhën serbe mbajnë titujt: “SHIPTARI VENDOS SËRISH Gishtin NË SYTË SERBËVE! Xhaka me fanellën e Jasharit festoi fitoren ndaj Serbisë!” dhe “KJO ESHTE E SEMURE: Xhaka lavderoi vrasesit e serbeve! Skena të turpshme pas ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës”.

Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://informer.rs/katar-2022/katar-2022/753729/siptar-ponovo-gura-srbima-prst-oci-dzaka-dresu-jasarija-slavio-pobedu-nad-srbijom

https://www.novosti.rs/sport/katar-2022/1178775/najnovije-vesti-katar-2022-svajcarska-srbija-svetsko-prvenstvo-provokacije-provocira-albanija-siptari-ispala-eliminisana-video-tuca-sukobi-srbi-fight-serbia-albania-dzaka-xaka-kosovo-adem-jasari

Pjesë të artikujve të publikuar në Novosti dhe Infromer:

Gjatë ndeshjes pati shumë provokime, ai u kacafyt, dhe në fund provokoi shtesë gjithë ekipin e shau lojtarët tanë, hyri në konflikt fizik me ta.

Në fund ka veshur fanellën e Ardonit Jasharit dhe e ka kthyer kah kamera dhe e ka përshëndetur. Shumë do ta perceptojnë këtë edhe si provokim sepse Jashari tjetër është shumë më i famshëm.

Po flasim për themeluesin famëkeq të të ashtuquajturës UÇK, Adem Jasharit! Politika nuk ka vend në futboll, por këtë nuk mund ta kuptojë kapiteni i Zvicrës.


Përkundër faktit se u aludua në Adem Jasharin, pas veshjes së fanellës me mbishkrimin Jashari, Xhaka e mohojë ta ketë bërë për këtë. Xhaka deklaroi se kishte veshur fanellën e futbollistit tjetër me origjinë shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, Ardonit Jasharit pasi i kishte premtuar si formë përkrahjeje.

Duke folur pas ndeshjes, mesfushori i Arsenalit pohoi se nuk kishte asnjë “sfond politik për të”, duke thënë se ishte për bashkëlojtarin e Zvicrës Ardonit Jashari.

“Ardoniti është pjesë e skuadrës sonë dhe ne kalojmë shumë kohë së bashku. I thashë nëse fitonim do të vishja fanellën e tij”.

Bazuar në deklaratën e dhënë nga Xhaka, ai i referohet Ardonit Jasharit, futbollistit të kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare, e jo komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. (këtu, këtu)

Analiza:

Mediat  në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me pretendimin se futbollisti i kombëtares së Zvicrës me origjinë Shqiptare, Granit Xhaka, ka veshur fanellën me mbishkrimin Jashari duke aluduar në mbiemrin komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Xhaka këtë veprim e bëri pas ndeshjes Zvicër-Serbi në kuadër të kampionatit botëror “Katar 2022”.

Përkundër pretendimeve të mediave serbe, Xhaka deklaroi se këtë veprim e kishte në përkrahje të futbollistit të ri të kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare, Ardonit Jashari të cilit i kishte premtuar se do ta vishte fanellën nëse e fitojnë ndeshjen.

Na bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky pretendim nuk qëndron dhe klasifikohet si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere