Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Xhaka nuk ka thënë se “fishkëllimat i kisha kuptuar vetëm nga tifozët serb, por jo nga Dardanët”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja në Facebook “Universal” ka publikuar të martën (18 nëntor) një postim në të cilin shfaqet futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës në futboll.

Këtij imazhi i është vënë mbishkrimi: “Fishëllimat i kisha kuptu vetëm nga tifozët serb, por jo nga Dardanët”. Ndërsa në përshkrim të postimit shkruan “Krenaria e shqiptarëve GRANIT XHAKA”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Xhaka nuk ka dhënë një deklaratë të tillë.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes Google me fjalët kyçe “Xhaka: Fishkëllimat i kisha kuptuar vetëm nga tifozët serb, por jo nga Dardanët”, mirëpo rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të tillë të publikuar në media kredibile. (shih këtu)

Me 18 nëntor u zhvillua ndeshja Kosovë – Zvicër, në kuadër të Grupit B për eliminatoret për Kampionatin Botëror të vitit 2026, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Në media u raportua se tifozët kosovarë gjatë ndeshjes kishin fishkëllyer në drejtim të Xhakës, dhe për këtë ngjarje foli edhe vetë futbollisti.

Pas ndeshjes, Xhaka u prononcua për mediumin zviceran “SRF”, ku tha se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, por se është pjesë e lojës.

“Fishkëllimat janë gjëja e fundit që prisja, veçanërisht këtu në shtëpi. Më dhemb, për të qenë i sinqertë. Por duhet ta pranoj. Nuk e prisja, por është pjesë e lojës. Gjithçka është në rregull”, tha Xhaka për SRF, raporton Blick.ch.

Pra, në asnjë rast Xhaka nuk është shprehur ashtu siç u pretendua nga faqja “Universal” në Facebook.

Deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi nga faqja “Universal” ka marrë 67 reagime, 18 komente dhe 6 shpërndarje. (këtu)


Analiza

Faqja “Universal” në Facebook publikoi një imazh të Granit Xhakës, duke pretenduar se ai ka thënë se “Fishëllimat i kisha kuptuar vetëm nga tifozët serb, por jo nga Dardanët”.

Pas verifikimit nga hibrid.info vërtetohet se një deklaratë e tillë nuk ekziston. Kërkimet online me fjalët kyçe të citimit të pretenduar nuk japin asnjë burim kredibil që e mbështet atë.

Pas ndeshjes Kosovë – Zvicër, Xhaka foli për mediumin zviceran SRF, ku tha se fishkëllimat e habitën dhe e prekën, por se ato janë pjesë e lojës dhe se gjithçka është në rregull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere