Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Duke përdorur imazhe të vjetra, pretendohet rrejshëm se paraqiten pjesëtarë të Wagner-it në Kosovë

FATBARDH DEMA

Një llogari në median sociale TikTok ka publikuar dje një material me pretendimin se pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner janë parë duke lëvizur nga Mitrovica në drejtim të Leposaviqit.

Në këtë material, kjo llogari ka vendosur edhe dy imazhe që shfaqin disa ushtarë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se të dyja fotografitë janë të vjetra, njëra që shfaq pjesëtarë të grupit Wagner, e tjetra disa anëtarë të batalioneve të mbrojtjes territoriale të Ukrainës.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “babajaga454”:

https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7307271586531396896


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë të dyja fotografitë.

Fotografia e parë që paraqet disa pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, është vërtetuar se është e vjetër, e publikuar me datë 5 maj 2023 në një artikull të mediumit francez LeMonde. (shih këtu)

Gjithashtu, në të shfaqet ish-kreu i këtij grupi mercenar, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq më 23 gusht 2023. (shih këtu dhe këtu)


Ndërsa imazhi tjetër, është vërtetuar se paraqet anëtarë të batalioneve të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, i shkrepur me datë 19 shkurt 2022.

Kjo fotografi u gjet e publikuar në mediumin francez “L’Express”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se llogaria e lartcekur në TikTok ka përdorur fotografi të vjetra, duke pretenduar rrejshëm se ato paraqesin pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, të cilët kanë hyrë në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere